Nëse gjthnjë jeni të prirur nga frika se nuk gjeni fjalët e drejta, kujtohuni: se keni gjithnjë një zemër. Psikologu Albert Fehrabian mendon se komunikimi është shtatë për qind me shkrim, tridhjetë e tetë për qind me zë dhe pesëdhjetë e pesë për qind me mimikën e fytyrës. Fialët që përdorim, pohon Fehrabian, thonë shumë më pak sesa shprehjet e fytyrës. Më kujtohet shumë mirë se kam mësuar, në vitet e fëmijërisë, të lexoj në fytyrën e prindërve gjendjen shpirtërore të mbijetesës. Babai kishte një mënyrë të qeshuri, që rrezatonte një shprehje kënaqësie tek të gjithë. Ishte e pamundur ta keqkuptoje. Në mënyrë të ngjashme ishin qepallat e ulura (të rëna), balli i ngrysur qe tregonte rrudhat. Mamaja ngrinte sytë nga qielli, duke i rrotulluar dhe lëvizur kokën nga njëra anë në tjetrën, për të na bërë të kuptonim se ishte koha që të mos bënim zhurmë. Natyrisht, babai dhe mamaja kishin mënyrën e tyre të mrekullueshrne per te treguar dashurinë e tyre. Është e këshillueshme që herë pas here t'i kushtojmë më pak kohë e të mendojmë, për mënyrën se si fytyrat tona pasqyrojnë mendimet që kemi në mendje dhe fjalët që nxjerrim nga goja. Duke u përshëndetur, gjithmonë i pyes miqtë e mi - si janë. Shpesh përgjigjen: "Mirë!", por rrudhin ballin. "Por atëherë - mendoj - përse nuk e kontrolloni edhe fytyrën tuaj?"