Tuesday, September 6, 2016

Rrofshin ndryshimet

Secili prej nesh krijon në jetë një temperament dhe një stil të ndryshëm nga çdo njeri tjetër dhe kjo është një dhuratë e veçantë e jona për botën. Do të na mbyste monotonia sikur të gjithë të shpreheshim në mënyrë të njëllojtë dhe të lexueshme. Ndryshueshmëria është kripa e sjelljes njerëzore. Asaj i përket merita të na beje kaq magjepsës. Disa e marrin me zemër jetën, duke pranuar të gjitha rreziqet, të tjerë parapëlqejnë të veprojnë me kujdes. Ka që janë të pangopur në marrëdhëniet shoqërore, por te tjere ndiehen më rehat në vetmi. Ka që veprojne si t'u vije per mbarë, të tjerë janë të matur dhe pragmatike. Ka tille, që e fillojnë me vrull ditën e re, të tjerë tregohen më të matur. Ka profesionistë, por ka edhe me pak të prirur ndaj saktësisë. Në dashuri ne përfitojme një ndergjegjësim te hollë për këto ndryshime dhe duhet të perpiqemi të mos u imponojmë vlerat tona atyre që shfaqin sjellje të ndryshme nga tonat. Dashuria jonë ka vend për të gjithë. Derisa ne qëndrojmë të hapur ndaj ndryshueshmërive,nuk duhet te pushojmë së pasuruari personalitetin tonë. Në këte ekzistojnë aq shumë mënyra jetese, sa ka dhe njerez .Dhe, sa më të shumta të jenë mjetet e shprehjes që ne mund të kuptojmë dhe pranojmë, aq më e ngrohtë dhe e plotë do të jetë aftësia jonë për të dashuruar. ,''Rrofshin ndryshimet", — thonë francezët. Dashuria i bën jehonë kësaj fraze.