Është gjithmonë e pëlqyeshme kur shkenca pohon diçka që ne e kemi parashikuar instinktivisht. Për një shembull, tashmë kam patur kënaqesine te lexoj nje studim mbi të qarit në moshë të rritur. Kërkimet e shkencëtarëve na sigurojnë se lotët që dalin në çastet emocioneve të forta përmbajnë një lloj substance kimike që prodhohet nga truri, e njohur si qetësuese e dhimbjes. Prandaj, do të ishte e përshtatshme të nxitim rrjedhjen e lotëve në çastet e trishtimeve e fatkeqësive. Siç e dimë të gjithë, kur jemi pre e ankthit nuk na pëlqen të dëgjojmë të thuhet: "edhe kjo do të kalojë'' ose se duhet të qëndrojmë të palëvizur e mospërfillës, apo se dashuria do të mbarojë me kalimin e kohës dhe plaga shërohet. Në çastet e trishtimit e dhimbjes nuk ka ilaç më të mirë dhe asgjë nuk të qetëson më shume se një e qarë me lot çlirues.