Tuesday, September 6, 2016

Thelbi I jetes

Rinovimi është thelbi i vetë jetës. Në qoftë se jemi vërtete të gjallë, çdo ditë na gjen të rilindur. Nëse përvoja nuk lë gjurmë te ne, nuk mund të asimilojmë as gjënë me të vogel. Çdo minutë që kalon, na shfaq një forcë në risi dhe zbulim, në veprim dhe realizim, një rast të ri që dashurojmë dhe jemi të dashuruar. Nga mëngjesi në mbrëmje ne kalojmë pjesën më të madhe të jetës në kontakt me të njëjtët persona. Në siperfaqe, ata nuk duken se ndryshojnë dhe ne duhet te reflektojmë nen pamjen e dukshme, e cila, ndoshta, zhvillohet me nje ndryshim të madh, por që nuk shihet e. ndoshta, nenvleftësohet nga ne. Edhe nëse ne i kundërshtojmë ndryshimet, e dimë mirë se që nga çasti i lindjes kemi nisur rrugën fatale, qe na çon drejt vdekjes. Nuk është sekret për askënd, qe trupi ynë është objekt i ndryshimeve drastike; të njejtën gjë duhet të pranojmë për mendjen, shijet, mendimet, bindjet dhe ëndrrat, që ndryshojnë nga dita ne ditë. Kush dashuron, e di se nuk mund t'i mohojë asgjë n)eriut të dashur. Duhet të pranojmë se çdo person — njëlloj si çdo objekt, çdo ditë, çdo çast i veçantë - përbën vetë historinë. Dhe jo më pak, mohon faktin se ndjenjat e veta mund ta tradhtojnë; por, njëkohësisht, e di se nëpërmjet dashurisë priret të pranojë një jetë të tërë në ndryshim e rinovim.