Wednesday, September 7, 2016

Sjellja njerëzore

Më kanë treguar për një grua, e vendosur për të rifituar burrin që e kishte harruar. Ndiehej e braktisur, e tradhtuar, e përbuzur. Por, meqë nuk ishte në natyrën e saj të shprehte me fjalë, apo me veprime, poshtërimin e saj me ballafaqime apo me dhunë, vendosi ta mbulojë burrin me dashuri e komplimente, duke e mbytur me dashurinë dhe mënyrat e saj të buta. Dhe, mendimi i saj i zgjuar pati efekte të jashtëzakonshme. Shumë shpejt në sytë e të gjithëve u duk qartë se marrëdhënia e të dy bashkëshortëve zhvillohej, tashmë, në një atmosferë të ndryshuar me ngrohtësi. Për shkak të sjelljes me dashuri, shprehjes së kujdesit, edhe ai filloi ta shpërblejë të shoqen me te njëjtën monedhë. Kështu zbuluan diçka, që në marrëdhënien e tyre e kishin mohuar deri në atë çast: - se dashuria ka nevoje për marrëdhënie të vazhdueshme që të sigurohet. Dashuria është më shumë se një manifestim, shfaqje, siç na tregojnë fakte të qëndrueshme.