Monday, September 5, 2016

Ndryshimi

Nëse nuk jemi të vendosur të ndryshojmë, mundësitë për të mbajtur në jetë një marrëdhënie që i qëndron kohës, janë shumë të vogla. Atëherë, kur dy persona, relativisht të panjohur, përpiqen të bashkohen, secili sjell me vete një trashëgimi ndodhish, mendimesh e zakonesh. Disa nga këto janë tërësisht të pakrahasueshme. Në qoftë se dëshira jonë është që marrëdhënia të zgjasë, duhet të biem në kompromis, të korrigjojmë shenjestrën dhe të tregohemi elastikë. Një metodë për të arritur në këtë rezultat qëndron duke ia vënë më shpesh veshin vetes, për të mos dëgjuar pohimet tona prej budallai; "Po, unë kështu jam!", "Nuk kam moshë për ndryshime!", "Nuk mundem!", "Nuk dua", "Nuk më përket!", "Nuk mund të bëj asgjë!" -Filologët na mësojnë se rreziku që zë rrënjë në këto fjali është ai që na bën të jemi, ajo që themi se jemi dhe bëjmë vetëm atë që besojmë se mundemi ta bëjmë. Po të vazhdojmë në këtë mënyrë të kufizojmë potencialin tonë, dashuria nuk do të jetë kurrë ajo gjë e mrekullueshme që mund të jetë. Derisa të këmbëngulim të mohojmë çdo mundësi, ose të fajësojmë të tjerët për problemet tona, te vetëdija do të shohim viktimën pa asnjë shpresë. Por është pikërisht kjo mënyrë sjelljeje, që na ndan nga njerëzit, që dëshirojmë t'i kemi sa më pranë.