"Unë të njoh deri në thellësi, prandaj mund t'i shkel ndjenjat e tua". Ky është shtrëmbërimi më i madh i logjikës. Jo rrallë ne tregohemi më të zellshëm dhe më të mirëkuptueshëm me njerëz krejtësisht të huaj, sesa ndaj grave tona, burrave tanë, fëmijëve tanë. Çuditërisht, vëmendja jonë e sinqertë dhe dashuria jonë e thjeshtë janë shpesh të përmbajtura ndaj individëve me të cilët nuk mbajmë marrëdhënie të ngushta, madje, për më tepër, nuk dëshirojmë t'i trashim. Jemi të prirur që mos t'u themi "faleminderit" ose "më fal" personave më të dashur. Fjalët që përdorim me ta ose rrjedhojat e veprimeve tona shumë rrallë llogariten. Shpesh, pikërisht njerëzit që na përkushtohen më shumë ne, janë ata që vlerësojmë më pak. Nje profesor Amerikan ka thene :
''Dikur, në Kursin u Dashurisë, u dhashë nxënësve të mi një detyrë, që kur të ktheheshin në shtëpi t'u thonin "faleminderit" prindërve të tyre. Por mendimi im u muar jo me shumë besim. Sipas të rinjve, nuk ishte e përshtatshme të falënderonin babanë dhë nënën për ndonjë lloj gjëje. "Prindërit nuk kanë të drejtë të falënderohen, sepse ata vetëm kryejnë detyrën e tyre", — protestuan. "Pastaj, ata e dinë atë që ndiejmë për ta". Por unë këmbëngula që të zbatonin detyrën që u dhashë dhe pastaj të shkëmbenin në klasë përshtypjet mbi këtë përvojë. Rezultati ishte i paparashikueshëm. Studentët ishin shumë të habitur. Pothuajse të gjithë kishin vërejtur se ajo formulë e thjeshtë mirënjohjeje kishte pasur një ndikim të vërtetë. Pasi e kishin marrë veten nga kjo e papritur, baballarët dhe nënat kishin shfaqur gëzimin e tyre të madh. Ndonjërit, madje i kishte shpëtuar ndonjë thirrje e papritur habie dhe lumturie. Një fjalë e ëmbël, e shprehur me sinqeritet, mund të ketë një efekt magjik, veçanërisht në marrëdhëniet nga të cilat tashmë çdo magji është zhdukur. Kurrë nuk jemi futur kaq harmonikisht në një marrëdhënie, sa t'i lejojmë vetes të harrojmë këto hollësi të vogla. Nëse "funksionojnë" me të panjohurit, ky është një motiv edhe më i madh për të qenë të vërteta me njerëzit qe dashurojmë.