Një inkurajim i shëndoshë, i sinqertë dhe pozitiv është shumë më efektiv se kushtet e zakonshme me të cilat jemi kaq të gatshëm të ndrydhim personat e dashur. Akuza, ankesa e vrojtime përbuzëse, kërkojnë vëmendje, por jo rrallë me një çmim të rëndë. Kohë më parë, në një supermerkato dëgjova një nënë duke qortuar vajzën e saj: "Budallaqe, shiko ç'bëre!" i thoshte “Je gjithënjë e pakujdesshme. Asnjëherë nuk pres që ti të bësh ndonjë gjë të mirë!" Është rasti të pyesim, cili mund të jetë efekti shpirtëror në kësi lloj qortimesh. Të gjithë ne kemi njëfarë shkalle dinjiteti dhe, nëse trajtohemi me respekt, nuk mungojmë të veprojmë në mënyrë pozitive. Një fjalë inkurajimi në çastin e duhur mund të japë efekte të mrekullueshme. Shprehje si - "Të lumte!", - "Shume mire!", - `Sigurisht që mund ta besh!" - "Jam krenar për ty!", kanë fuqi të na nxitin, të na japin zemër të bëjmë më të mirën që mundemi. Të gjithë mund të bëhemi më të mirë. Një nxitje me takt na shton besimin. Në të kundërt, kritika negative ka efekt shtypës dhe, me kalimin e kohës, i përkeqëson sjelljet, në vend që korrigjojë.