Friday, September 2, 2016

Gure shahu

Shpesh na duket se përvojës sonë për dashuri i mungon diçka, por nuk dimë çfarë të bëjmë për këtë çështje. Dimë vetëm që turbullimi ynë na tërheq nëper drejtime ku nuk dëshirojmë të shkojmë. Ne nuk jemi as në gjendje të provojmë ndjenjat e pandryshueshme me gjithë shqetësimet që kemi, përderisa duken se ato janë në brendësi të qenies sonë. Zbulojmë se jemi gure shahu në lojën e dashurisë; gurë që lëvizin pa vullnetin e tyre në një lojë që nuk e kuptojmë. Zakonisht, zgjidhja e kësaj mëdyshjeje është veprimi. Duhet të përpiqemi aktivisht të jetojmë me nje vendosmëri që nuk e kemi bërë kurrë më pare. duke kërkuar zgjidhje dhe, në të njëjtën kohë, duke shmangur boshllëkun. Duhet të provojmë butësinë me të madhe dhe te tregohemi më të duruar, më të përulur ndaj faljes, falënderojmë më shumë atë që kemi. Veprimi qe duhet bërë ka fuqinë të na hapë zemrën. Nuk ka asgjë më të gabuar se të presësh dashurinë, me kusht që ndërkohë, të vazhdojmë të dëshirojmë plotësisht ekzistencën tonë.