Friday, September 2, 2016

Kushtezimi

Do te te dua ,por me kusht qe...
Eshtë një frazë, që përseritet shpesh ndërmjet dy personave, që thonë se dashurohen. Mesazhi ështe ky :'' Une do te të dua, me kusht që..." Kjo është dashuri që jepet me kushte shumë të përcaktuara, dhe për këtë nuk mund te funksionojë. Ajo tregon një lloj kafazi ose perdorimi te dashurisë, madje një kërcënim për ta humbur ate si një mundësi e përhershme. ''Do të te dua, me kusht që ti te mbash shtepinë dhe të mos punosh. Do të të dua, me kusht që ti të kesh sukses. - Do të të dua, me kusht që ti të rrish gjithmonë pranë meje e keshtu me radhe, pa fund. Eshte gjithmone e veshtirë që të tilla kërkesa të kenaqen, por behen edhe me trondise kur dashuria perdoret si nje mjet. Dashuria duhet te jete një dhurate dhe bile e qendrueshme. Mesazhi duhet te jete: ''do te te dua ne çdo rast. Mos u tremb se do ta humbasesh dashurine time." Perpjekja per ta shnderruar nje njeri tjeter ështe e mbushur plot me rreziqe ,vecanerisht kur kercenojme se do ta mohojme dashurine ,duke e perdorur si nje mjet dhe duke kaluar ne veprime.