Dashuria nderton ''NE'',pa shkaterruar '' MUA''.
Më duket se për disa individë, të mbash nën kontroll marrëdhënien e dashurisë në një çift, është një lloj ankthi i veçantë. Provojnë shijen djallëzore duke kërkuar me tërbim një shok apo një shoqe, që në emër të jetës së qetë, pranojnë të përgjumen. Ndoshta këta nuk janë të sigurt në vetvete, ose, thjesht, janë mjaft të dobët për të kundërshtuar: çështja qëndron se humbasin individualitetin e tyre. Tragjedia këtu qëndron në faktin se sa më shumë i lejojmë të tjerët të ndikojnë me fuqinë e tyre mbi ne, aq më shumë humbasim kontaktin me unin tonë dhe me atë që presim të na ndodhë. Dhe, kur e humbasim, lufta për të rifituar, personalitetin tonë është, në rastin më të mirë, vrapim në ngjitje, veçanërisht nëse ndërkohë bindemi se nënshtrimi ndaj vullnetit të të tjerëve është fati yne. Askujt nuk i është dhuruar jeta që të hiqni dorë per të komanduar, në mënyrë të vendosur. Të veprosh në ket mënyrë, do të thotë falsifikim në kuptimin e plote fjalës.