Friday, September 2, 2016

Pasionet

Zemra është çerdhja e pasioneve tona. Ajo është e brishtë dhe e lehtë ta thyesh e, megjithatë, jane të jashtëzakonshme aftësitë për t'u shëruar. Është e kotë të përpiqesh ta gënjesh zemrën; mbijetesa e saj është e lidhur me ndershmërinë tonë. Shpesh, kur dyshojmë se zemra jonë mund të copëtohet, tërhiqemi në strofkën tonë të sigurt ku kemi mësuar të maskojmë dhimbjet dhe, nganjëherë, madje, t'i mohojmë. Të luftosh me dhimbjet e zemrës është thelbësore për një ndryshim pozitiv. Pak ndodhi me vlerë qe i qëndrojnë kohës, lindin më pak ose aspak konflikte; Nëse asnjë pengesë nuk na del përpara, ne me kënaqesi kalojmë në veprim, derisa të zbulojmë që mungesa e çdo vuajtjeje nuk është domosdoshmërisht më e mira e të gjitha përgjigjeve.