Problemi jemi ne,jo dashuria.
Kur dëgjoj dikë të psherëtijë: "Të dashurosh është kaq e vështirë...", më vjen të pyes: "Për çfarë arsye?" Konfliktet me të cilat ndeshemi në dashuri, janë shpesh gjëra të vogla, që kërkojnë nga ana jonë më shumë përpjekje. Ndoshta kemi nevojë të shohim pafajsinë kur të tjerët e shkelin dhe të jemi më pak kritikë ndaj të tjerëve. Ndoshta kemi nevojë të jemi më të heshtur dhe të hapim më shumë veshët për të dëgjuar zërin e zemrës. E, kushedi, ndoshta mund të zbulojmë se zemërbutësia është më e pranueshme se rreptësia. Ndoshta do të jemi më të mençur po të bëjmë sikur nuk i shohim dobësitë, duke mos i shfrytëzuar dhe përfituar nga ato. Askush nuk ka thënë, se të dashurosh është një gjë e lehtë, por fundi i fundit nuk është dashuria ajo që na krijon probleme. Ajo që ka vërtet rëndësi është cilësia, mbështetja që ne i japim dashurisë.