Sunday, September 4, 2016

Te jetosh

Të jetosh do të thotë shumë më tepër se kërkimi i kënaqësisë. Nuk janë të rralla rastet e nierëzve, qe shtyhen në marrëdhënie të përsëritura, të mjegullta, të shpërblyera me thërrime kënaqësie, në marrëdhëniet që ndeshin në rrugën e tyre dhe, që vazhdimisht shprehen: "Kështu është jeta". Dhe në këto mbeturina të kënaqësisë në të cilat bien rastësisht, dorëzohen, a thua se një burim mistik i ka bërë të priren dhe, me shumë kujdes të përgatiten për detyrën e dhuratës së tyre bujare. Dashurinë dhe lumturinë tonë kurrë nuk duhet ta shesim në mënyrë pasive, pa vepruar. Nuk janë thjesht mirësi, që vlejnë vetëm për të na kënaqur. Ne jemi të përgjegjshëm për dashurinë tonë, për atë që ajo na jep ose nuk na jep. Nëse duam që dashuria të mbushë vetë marrëdhëniet tona, duhet të marrim përsipër përgjegjësinë ta krijojmë dhe ta ushqejmë atë pa pushim.