Të jemi vetvetja në një botë ku të gjithë dëshirojnë të na brumosin sipas mënyrës së tyre, do të jetë gjithnjë detyra jonë më e madhe. Mosmiratimi i të tjerëve është një mjet frikësues i fuqisë së madhe, por nuk formon një motiv të vlefshëm për të lënduar personalitetin tonë të vërtetë. Nëse aspirojmë të jemi të lumtur, herët a vonë duhet të pohojmë të drejtën tonë të pranohemi për atë, që realisht jemi. Nuk mendoj se ka një të drejtë, më thelbësore se kjo. Shumë njerëz kanë qeshur me mua, duke parë se ngushëllohesha tek pohoja se unë i qëndroj përjetësisht besnik vetes sime. Unë përgjigjem, se për vete jam perpjekur të jem dikush tjetër, por pa rezultat. Nëse duam të vlerësohemi për atë dhe çfarë jemi, duhet të vendosim me qartësi se cila është kjo "unë".