Koha,jeta me paska verbuar,
ama syte vazhdoj ti mbaj hapur.
Cdo dite te kohes dhe jetes,
peshoj se sa ne shpirt jam plakur.
Qenia ime do kete takuar ajrin,
prandaj larg e me larg nis e shkon.
Zog a flutur le te zgjedhe ke te doje,
asnje prej tyre cmim nuk i kerkon.
Mbi fytyre cdo gje me ka lezet,
edhe nje lot qe del,keshtu thone.
Ashtu sikur vesa mbi nje lule,
apo kur kristalizon barin e njome.
Ne mua ecen shprese e lodhur,
sa pak afer e sa shume larguar.
Nuk di se ne cfare jam kthyer tani,
por prape nuk le gje pa dashuruar.
Wednesday, August 31, 2016
Koha
Drita e dashurisë
Ajo që dallon njeriun para se të bjerë në dashuri, me atë pasi është dashuruar, nuk ndryshon nga ajo që dallon një llambë të fikur nga një llambë e ndriçuar; më parë kishim vetem një llambë të mirë, ndërsa tani kemi një që na bën dritë (dhe zhvillon kështu funksionin e vërtetë të saj)
Zbulimi ne dashuri
Dashuria na shtyn të futemi thellë në zemrën dhe mendjen tonë, pikërisht në ato probleme, që nuk i kemi eksploruar kurrë dhe që nuk do të bisedoheshin kurrë pa ndihmën e dashurisë. Shkurt, dashuria na zbulon veten tonë. Në dashuri ne gjejmë sigurinë, që na jep guxim të rrezikojmë, të riprovojmë, të kërkojmë mundësi të reja sjelljeje, që mbështetin rrugët e vjetra, që ne kemi ndjekur. Dhe, pak nga pak, sa më shumë zbulojmë ne dashurinë dhe dashuria ne, aq më shumë jemi në gjendje të gërmojmë brenda vetes. Ai që na dashuron, na çon drejt një vizioni të ri, në provën se bota e percaktuar nga ne, në bazë të skemave personale dhe të ambientit, mund të ketë qenë e kufizuar. Madje, na shtyn të hapemi ndaj këndvështrimeve të reja, që mund të arrihen vetëm nëpërmjet këndvështrimit të personave të tjerë. Dashuria na jep tokën më pjellore për rritjen tonë të brendshme. Dhe ne e ushqejmë duke e pasuruar me vullnetin për të hequr dorë nga egoizmi ynë i vjetër dhe nga paragjykimet tona sterile. Si shpërblim na jepet një vizion më i gjerë për veten tonë, një botë me mundësi të panumërta për zbulimin e individualitetit tonë. Dashuria nuk është e verbër. Ajo ka një shikirn të përsosur, që na lejon të shohim siç nuk kemi parë ndonjëherë.
Cilesi
Bukuria eshte ajo qe kenaq syrin.
Miresia eshte ajo qe kenaq shpirtin.
Karakteri eshte ajo qe siguron paqen.
Besimi eshte ajo qe garanton jeten.
Morali eshte ajo qe mbron familjen.
Lidhja reciproke
Një nga aspektet më thelbësore të marrëdhënies së dashurisë është dëshira për të vendosur një lidhje të thellë me një njeri tjetër. Është plotësisht e natyrshme dëshira jonë të jemi një pjesë e qenësishme dhe e rëndësishme e atyrë që dashurojmë. Bindja jonë është se mund t`i bëjmë të lumtur vetëm sepse njohim shpirtin, mendjen dhe trupin e tyre. Rreziku bashkudhëtar me këtë sjellje përcaktohet atëherë kur e lejojmë veten të lidhemi kaq ngushtë, siç thuhet, kur ai tjetri të na njohë edhe zorrët e barkut, duke përfunduar deri në humbjen e dinjitetit tonë...Si rrjedhojë e një sjelljeje të tillë ne tkurremi në syte cilitdo që na do. Në fakt, shkrirja e plotë e personalitetit tonë me të një tjetri shkakton mohimin e të kaluares sonë dhe të gjithçkaje që na ka bërë ajo qe jemi. Nje marrëdhënie dashurore është më harmonike dhe frytdhënëse kur është e vullnetshme dhe e ndërsjellët ndërmjet dy subjekteve të pavarur. Përmes respektit të tyre reciprok, përkushtimit ndaj ndryshimit të tyre, ata i japin jetë një identiteti të ri, që nuk përbëhet plotësisht nga ata të dy, por nga pjesë të tyre. Kjo krijon, në thelb, marrëdhënien e tyre të dashurisë. Marrëdhëniet e reja janë gjithnjë të brishta ; ato që mbijetojnë duken sikur plaken ëmbëlsisht, apo thjesht konsumohen duke shkuar drejt plakjes. Ndryshimi shprehet nga dy njerëz, që kanë ditur të ruajnë pastërtinë e tyre personale dhe, paralelisht, përpiqen të krijojnë lidhjet e përbashkëta për të brumosur dashuritë e tyre. Sa herë që ne fillojmë një marrëdhënie të re, jemi të detyruar të heqim dorë nga një pjesë e jona, por është mençuri të veprojmë me kujdesin e duhur, që të mos humbasim në këtë proces të gjithë qenien tonë.
Egoizmi
Meqënëse dashuria është një ndjenjë komplekse dhe e tillë, që kërkon shpenzimin e të gjitha energjive tona, të mendosh se duhet vepruar me kujdes, nuk duhet të na çudisë. Kjo është aq më e kuptueshme, kur mendojmë se në njëfarë mënyre dashuria na ka mashtruar. Plagët e egoizmit tonë mbyllen me vështirësi, sidomos kur jemi të detyruar te pranojme humbjen dhe mossuksesin, sikur ne jemi të pafat per t'u dashuruar. Por, analiza në vazhdimesi te personave, apo rrethanave qe i ndeshim duke dashuruar, na pengon të parashikojmë me objektivitet rrjedhojat. Dhe, më në fund, paralizohet .Të përcaktosh se kë dashurojmë, si dhe përse, nuk mund të veprohet si në një analizë mikroskopike. Një lexuese më ka shkruar, duke më treguar problemin që asaj i lindte, kur binte në dashuri. Sa me shumë përpiqej ta analizonte dhe të parashikonte se si do të shkonin gjërat në marrëdhënien e dashurise, aq më shumë i dukej e pamundur të arrinte të vendoste. «Ndoshta, — përfundonte, — duhet të heq dorë nga pyetjet e shumta drejtuar vetes, për të gjetur përgjigjet rreth dashurisë ».
URTESI
URTESI
"BEHU I TILLE QE:
1- AI QE TE SHIKON TE DESHIROJE TE JETE SI TY,
2- AI QE TE NJEH TE BEJ LUTJE PER TY PER MIRESI DHE
3- KUSH DEGJON PER TY TE DESHIROJE TAKIMIN ME TY".
Parim
Duhet pranuar e drejta pavarësisht se kush e thote, dhe jo te pranohet e gabuara duke u nisur nga ai qe e thote.
Mendjemedhenj ne dashuri
Mos jini mendjemedhenj, mos besoni se dini gjithçka. Eksperte ne dashuri nuk ekzistojne. Prej shume vjetesh e kam patur objekt te studimeve te mia dhe ende une nuk mundem te jap nje perkufizim per dashurine. Nga viti ne vit, duke jetuar dhe luftuar ne vazhdimesi me kete koncept, kam nxierre ne pah cilesi të reja per dashurine, qe me kane penguar me shume kuptuar dhe, aq më pak, të më kënaqin. Sigurisht, qe ata, të cilët do të më drejtohen për t'u dhënë një kuadër më të plotë, apo një përkufizim, do të mbeten të zhgënjyer.Ajo, që ka rëndësi në dashuri, nuk është të marrësh përgjigje përfundimtare, përkundrazi, t'i përkushtohesh kërkimit. Do të ishte tragjike të arrish ditën e vdekjes pa kuptuar për dashurinë gjithçka që hyn në mundësitë tona. Ndoshta është bindja ime se, fundi fundit, ekzistenca jonë do të gjejë pajtim të plotë me dashurinë, që kemi patur mundësi të shprehim. Rritja e vazhdueshme e përvojës sonë në dashuri është një udhëtim mistik dhe i mbushur me gëzim, plot me të papritura, me emocione ekzaltuese, me ndriçime të brendshme të reja. Dhe, më në fund shpërblimi do të meritojë plotësisht udhëtimin, edhe pa na i dhënë të gjitha përgjigjet.
Kompromisi
Një nga parimet bazë të shkencës thekson se përshtatshmëria është thelbi i mbijetesës. Kjo është plotësisht e vërtetë edhe për aftësinë për të dashuruar në masën, që shpesh na kërkohet, që dëshirat tona të çastit t'ua nënshtrojmë njerëzve, të cilët janë objekt i dashurisë sonë. Mirëqenia dhe shpërblimi i tyre duhet të kenë të njëjtën vlerë të ndërsjellë, ndoshta edhe më tepër. Subjektet, që janë të gatshëm për t'u përshtatur, apo për të ndryshuar sjelljen e tyre dhe shohin te kompromisi një dobësi psikologjike, në rastin më të mirë mund ta ruajnë veten nga pasojat negative. Por ata nuk kuptojnë se ekziston një ndryshim i dukshëm ndërmjet braktisjejs së detyruar dhe heqjes dorë me vullnetin tënd. Dhurimi ndërmjet njerëzve qe dashurohen merr një rëndësi shumë të madhe. Atë, që mendojmë se e kemi humbur në kuptimin e kontrollit: apo të pohimit subjektiv, e shohim njëqind herë ne formën e sigurisë dhe të bashkëjetesës paqesore .Kompromisi,ne vend qe te na beje te humbasim,na ben te fitojme.
Iluzioni
Të shumtë janë ata që bien ne iluzionin e gabuar, sipas së cilës tjetri nuk është asgjë veçse kompjuter njerezor, i manovrueshem, nga ata që e programojnë, të cilët nuk mund te kontrollojnë dhe nuk mund te njohin plotesisht dashurine.. Që ne lindje, askush nuk është i barabartë apo njëllojtë me ne. Mendja jonë, shpirti ynë dhe karakteri na përkasin plotësisht dhe ne menyre individuale. Pak nga pak, duke zhvilluar veçoritë tona, mund të zbulojme se jemi kontigjent i njerëzve te egër e te papërgjegjshëm, të gatshëm te shfryjnë mbi ne parregullsitë e tyre. Por kjo nuk do të ndodhë më, kur ne bindemi se jemi të lirë të veprojmë sipas zgjedhjeve tona dhe, atëhere ,do te kemi shpëtuar... Kjo fuqi e madhe, - . zgjedhim, në vend që të na zgjedhin, - do na shoqërojë përgjithmonë. Megjithatë, nuk do të mungojnë individët, që do të na thonë se jemi pa asnjë aftësi dhe nuk kemi asnjë te drejte te jemi vecse vetëm gurë shahu prej mishi. Pohimi ose mohimi i vërtetësisë të këtij procesi është një tjetër zgjedhje, që na lejohet ta bejme lirisht. Egzistojnë shumë shembuj te qartë për te besuar në objektivitetin e qëllimeve dhe parashikimeve tona. Mund të zgjedhim të dashurojmë apo të urrejmë,. te jemi të lumtur apo të dëshpëruar, të lirë apo të shtypur, te falim apo të mbajmë inatin. Liria që na jepet na bën të përgjegjshëm për jetën tonë dhe për mënyrën jetojmë.
Suksesi
Dashuria mungon kur akuzojme te tjeret per mossukseset tona.
Kur nje njeri akuzon te tjeret per mossukseset e tij,do te ishte rregull qe t'ja atribuonte dhe te tjereve sukseset e tij. Ne kemi lindur bashkë me aftësinë e mrekullueshme për të dashururar. Kështu, askush nuk mund t'i shmangë pasiguritë e dashurisë. Ajo është gjithmonë në dorën tonë, për t'i dhënë vlerësimin e duhur dhe ecurinë e mëtejshme. Po të tregohemi të gatshëm të njohim dhe t'i pranojmë gabimet tona, përmes aftësive do të arrijmë të kuptojmë edhe arsyet që synojnë të na bindin për të hequr dorë nga dashuria. Porsa i nënshtrohemi tundimit për t'ia hedhur të tjerëve fajin e mossukseseve tona, ne, në të vërtetë, kufizojmë mundësitë tona të rritjes. Dhe ndodhemi kështu para faktit se, duke ua hedhur fajin « të tjerëve », do të gjendemi para një forme vetëplagosjeje. Nëse ndiejmë se nuk duam, apo nuk na duan, faji është vetëm i yni. Mungesa e dashurisë nuk egziston..• Mund të na ndodhë që të mos arrijmë të dashurojm me, apo të mos gjejmë dashuri, por dashuria mungon vetem nëse fajin e mossukseseve tona ua hedhim të tjerëve.
Dinjiteti yne
Detyra me e veshtire e dashurise eshte te mbroje dinjitetin tone pa fyer ate te tjetrit. E mira më e çmuar që kemi është dinjiteti ynë personal. Kur humbet dinjiteti, nuk na mbetet më asgjë. Nga çasti që secili prej nesh ka vlerën e tij dhe të gjithë jemi të ndryshëm nga të tjerët, është absurde të kërkojmë të marrim vlerën e çdo njeriu të veçantë, duke e vënë në balancë vlerën e tij me atë të të tjerëve. Kush i përcakton vlerat e të tjerëve në bazë të punës, të parave që ka në bankë, apo të jetës që ka zgjedhur të bëjë, vë në diskutim vetëm inteligjencën dhe ndjenjat e veta. Nëse në sytë e Zotit ne jemi të gjithë të njëllojtë, kush na paska të drejtë ta quajë veten një gjykatës më të lartë se Zoti ? Ne e lëmë veten të magjepsemi nga një ndërthurje bajate vetëm kur i lejojmë të tjerët të gjykojnë se cila është vlera jonë individuale. Por, derisa të kemi besim te vetja, derisa të dimë të mbajmë gjallë ndjenjën e humorit dhe të krenarisë sonë, do të jemi të mbrojtur nga mashtrime të tilla. Nganjëherë na pëlqen t'i minimizojmë të tjerët për t'i dhënë më shumë peshë vetes, por, në fakt, tregojmë dobësinë tonë. Dhe për këtë meritojmë më shumë mëshirë sesa përbuzje. Në të vërtetë, kemi nxjerrë në pah nevojën tonë të dëshpëruar për dashuri.
Te shkon sic je
TE SHKON SIC JE
Kujdes se mos bini viktima të bindjes se nuk mund të na dashurojnë, se nuk jemi si ai (ajo) apo si ndonjë tjetër. Jemi mirë kështu siç jemi, kjo është e vërteta. Jemi të ndryshëm në jetë. Ka shumë individë që parapëlqejnë të gjatët ose të tjerë të shkurtërit. Disave u pëlqejnë brunet, të tjerë preferojnë biondet. Ka nga ata që vlerësojnë të shëndoshët, të tjerë të dobët. Ka që u pëlqejnë llafazanet, apo që kanë dobësi për të heshturit. E kështu me radhë. Sa më pak ndihemi te gabuar për atë që jemi, aq më shumë do të dimë të vlerësojmë dashurinë e vërtetë që i qëndron kohës. Me qetësi e me durim do të zbulojmë personat që dashurojnë. Dhe nga ky çast ne mund të besojmë gjthë jeten, pa falsitete dhe zhgënjime, të lirë të jemi ai që jemi.
Analiza e dashurisë
ANALIZA E DASHURISE
Pyes veten, përse ne ditet e sotme eshte bere kaq e rendesishme të analizohet çdo gje. '' Te dua '' , na thote dikush dhe, menjehere ndiejme nevojen ta pyesim, të siguroherni se ç'deshiron te thote. Duam te dime se ç'na thote dhe pyesim veten se ç'mendim ka ne te vertete. Kalojme orë te tëra duke shqyrtuar me imtësi me mend, si dhe pse dikush na thotë këtë, apo bën atë gje. Duke hetuar si në mikroskop, perpiqemi të hamendesojmë, kur do të bënim më mirë të pranonim me thjeshtesi. Pa dyshim, sa më shumë dimë për dikë apo diçka, aq më shumë jemi në gjendje t'i kuptojmë,Por nuk mund të dimë gjithçka mbi çdo gjë dhe bindemi se edhe kjo është e vërtetë. Ka diçka të mistershme ne faktin, që edhe pas një jete të tërë ku kemi ndarë te mirën dhe të keqen, përsëri disa mendime dhe veprime mbeten të pashpjegueshme. Ajo që duhet të dimë mbi dashurinë nuk është një mister i madh. Të gjithë ne i njohim faktorët që krijojnë marrëdhënie dashurie. Analizat e tepërta shpesh përfundojnë duke e mjegulluar çështjen dhe çojnë në rritjen e aftësisë sonë për hetime më të thella. Madje, ne arrijmë t'i klasifikojmë gjërat, t'i ndajmë, t'i analizojmë, për të arritur në përfundimin se, për të dashuruar, është diçka e thjeshtë. Të komplikuar, dashurinë e bejme ne.
Dobesia
Askush nuk eshte i detyruar të qajë apo te vuaje ne vetmi. Megjithate, shumë prej nesh jane të prirur te vuajne ne heshtje dhe të mos kërkojnë ndihmen për te cilen kane shume nevoje. Mendojnë se të tjerët jane plotesisht te bindur për ndeshkimet megjithese problemet tona janë vetëm tonat dhe nuk jemi hapur te tjerëve. Kjo vjen nga pesha e ndjenjave, jo nga dobësia, sikur ne dime te shprehemi për të kerkuar ndihmë. Frika se na lënë vetëm, apo do të dukemi qesharakë, duke u munduar të fshehim hallet tona, duhet mposhtur me çdo kusht. Përndryshe, nuk do të kemi kurrë mbështetjen morale që na duhet. Është e natyrshme që në aktin e shtrirjes së dorës për ndihmë, ne shprehim besimin tonë për personin të cilit i drejtohemi. Në mënyrë bindëse i lemë të kuptojë se ushqejmë besim tek ai, se gjykojmë që ai është në gjendje të na ndihmojë në një çast tepër të vështirë. Nuk i kërkojmë zgjidhje. Duam vetëm të jetë i pranishëm, të na japë mbështetjen e nevojshme derisa të gjejmë ne vetë rrugët për kapërcimin e kësaj situate të vështirë. Të thuash « Unë kam nevojë për ty », është një shprehje shumë e dukshme e dashurisë.
Tuesday, August 30, 2016
Durimi në dashuri
DURIMI NE DASHURI
Durimi nuk ka gjetur ende zbatim praktik në gjirin e kulturës sonë. Madje, shpesh durimi na nxit të bëhemi të padurueshëm. Dëshirojmë të veprojmë shpejt, të përgjigjemi menjëherë, dëshirojmë të ndryshojmë jetën, të bëhemi të njohur. Tani, në çast, pa pritur kohën e volitshme. Duke logjikuar se veprimi duhet arsyetuar, se përgjigjet duhet të jenë të lidhura dhe ndryshimet të jenë të qëndrueshme, kërkohet që njëfarë kohe të presim. Analiza e thellë, reagimi i matur dhe vendimi i urtë janë gjëra që kërkojnë kohë. Kjo është po aq e vërtetë edhe për dashurinë. Dëshirojmë shokun apo shoqen e përsosur për një marrëdhënie ideale. Dhe duam ta gjejmë tani, menjëherë. Por kjo gjë, kaq e dëshiruar, nuk realizohet në çast, prandaj ne i kthejmë shpinën, pa i kushtuar kohën, qetësinë dhe këmbënguljen e duhur faktorit kryesor të procesit. Durimi kërkon vullnet për të pranuar vuajtjet, për të kaluar zvarritjet, për të mos u ndalur përpara vështirësive. Shpërblimi që na jepet qëndron në përforcimin e përkushtimit dhe durimin e' ndërsjelltë. Durimi është komponenti bazë i çdo dashurie në vazhdimësi dhe që i qëndron kohës.
Shoqëria
Sa kurnace dhe golaxhinj qe jemi ne shqipot...
Nje dite mora ne cel dy shoke dhe dy shoqe per te ngrene ndonje pice dhe per kafe. Me qellimin e mire per te kaluar sa me bukur por, per fat te keq kisha harruar portofolin ne shtepi. Shtepine e kisha 15 min larg lokalit. Prandaj u thashe qe te rrinin ne lokal dhe une te shkoja te merrja postofolin.
E cuditshmja ishte qe askush nuk paguajti por shprehu deshiren per pagese. Ngrihet njeri dhe thote qe do shkoj une te marr ne makinë, jo thote tjetri, do shkoj une...jo une e jo ti...Dhe si perfundim u thashe qe te shkonin te dy shoket, ndersa shoqet kerkuan leje per te shkuar ne tualet.
Kaluan 15 min dhe asnje nuk dukej...Po prisja por...
I them kamarierit per faturen. Ai vjen me fature bosh, dhe une I habitur e pyes se cfare eshte kjo?
Ai pergjigjet : " - Eshte e paguar nga vajza ne cepin e lokalit" .
Wow, u habita dhe u ndjeva ne siklet.
Shkova tek ajo dhe e pershendes... - " Pershendetje,a njihemi?!
- Pershendetje, jo nuk njihemi!
- Atehere, per cfare ky gjest?
- Mos u ofendoni, une jetoj ne Kanada dhe kam shume vite aty. E pashe situaten tuaj me miqte dhe u habita me sjelljen e tyre. E pashe dhe shqetesimin tuaj. Problemi juaj nuk jane parate qe ju sollen veshtiresi por miqte qe te lene ne balte.Prandaj kjo pervoje duhet tju jape mesim per jeten".
- Une u shtanga nga fjalet e saj plot mencuri dhe ne te njejten kohe u ndjeva keq nga kritika e saj per shoqerine time.
- Ju falenderoj per respektin dhe gjithçka qe bete.
-Asgje, ishte kenaqesi.
I thashe nese deshiron te dilnim nje shetitje.
Ajo nguroi nje cast por pranoi.
Pasi dolem nga lokali, duke shetitur, pame shoqerine time qe po luanin basketboll. Shkuam tek ata dhe I befasuam duke I kerkuar te luanim dhe ne. Ata pranuan por kjo vajza nga Kanadaja u tha qe loja te jete e sinqerte e jo me te ngecur sic beret ne lokal me shokun.
Ata me kerkuan falje por une nuk isha I merzitur me ta sepse nese nuk do kishte ndodhur kjo gje, atehere nuk do kisha gjetur nje mikeshe kaq te mire.
FIKSIMI
FIKSIMI
Një vajzë që e njoh prej shumë vitesh, është pre e kësaj forme të depresionit nervor. Ajo është e bindur se bota është një vend i egër dhe i pamëshirshëm, se fati i keq e ndjek nga pas dhe diçka e llahtarshme mund t'i ndodhë në çdo çast, porsa ajo i lejon vetes të kapërthehet nga gjendja e alarmit. Ka krijuar në vetvete një bindje të tillë, se kur organizon një piknik, do të bjerë shi, se kur bie telefoni, do të marrë një lajm ogurzi, se kur vjen një telegram lajmëron vdekjen e dikujt. Njerëzit, përfundon ajo e bindur, janë injorantë, hipokritë, të pabesë ose të tria këto gjëra së bashku•.Është e kotë të shtoj, se tek unë sheh optimistin e përjetshëm, burrin më bosh, më të padjallëzuarin dhe më të pameritueshmin për t'u besuar. Vizioni i saj i kobshëm për jetën, mendimi i saj i keq për njerëzit, qëndrimi në vazhdimësi, në pritje të fatkeqësive, shpesh gjejnë mbështetje në realitet. Nuk e kuptoj se si mund të mbijetosh në këtë mënyrë. Dashuria nuk është e verbër. Ajo e njeh anën e zezë të jetës. Por, për të mbijetuar, dashuria nuk duhet të përqafojë të keqen e ta bëjë atë moto të jetës.
Pasurimi I jetes
Roli i arteve qëndron kryesisht në pasurimin e jetës sonë, duke na ndihmuar ta hedhim shikimin përtej skemave të zakonshme, duke na shfaqur mënyra të reja e të ndryshme për t'i parë gjërat, duke na favorizuar të kuptojmë, ndiejmë dhe të hapim shumë dyer që kanë të bëjnë me shpirtin. Jeta nganjëherë mund të jetë tepër e hidhur. Ka ditë në të cilat nuk kemi ndër mend të bëjmë fialë për ushqimin që ndodhet në pjatë dhe harrojmë se jeta na ofron shumë më tepër se ajo që bëjmë, brenda kufijve të ngushtë të mendjes sonë. Të gjithë, pra, kemi për detyrë të kujtohemi se, duke zgjeruar këndvështrimill tonë dhe, duke u mbështetur në sferat e reja të ekzistencës me njerëzit që ne i duam, në të njëjtën kohe rinovojmë dhe intensifikojmë lidhjet e veçanta që na bashkojnë. Duke soditur së bashku perëndimin e diellit apo ardhjen e muzgut që paralajmëron natën,perfitojme nje pervoje qe na rigjalleron dhe na rinovon,madje,edhe sikur ta përsërisim pafundësisht. Të habitemi përpara një turme patash në fluturim, apo të përqendrojmë vëmendjen mbi një kërmill, që ecën ngadalë mbi tokë do të thotë që ne pasurohemi me mprehtësi dhe mister.
Forca e mrekullueshme
Forca e mrekullueshme që buron ndërmjet personave është e mjaftueshme për të kapërcyer ngërdheshjet dhe pamjen, nëse duan të përballojnë rrezikun duke qenë plotësisht të hapur, ta dëgjojnë dhe ta shpërblejnë njëri-tjetrin me gjithë zemër. Sa shumë qe mund të bejmë për njëri-tjetrin.
Vetvetja
Shumë prej nesh e kanë të vështirë të jenë të sinqertë me vetveten. Kemi frikë se sinqeriteti do na bëjë qesharakë ose, madje, më keq, rrezikojmë të na kthejnë kurrizin. Veprojmë kështu nga kujdesi. Përdorim maska të ndryshme dhe udhëhiqemi si zakonisht, nga shkujdesjet prej të cilave fshihemi. Marrim dhe bëjmë tonat zërin dhe mënyrat e sjelljes se njerëzve të sofistikuar, ose qëndrojmë të mënjanuar, të rezervuar, me shpresë se këto sjellje sipërfaqësore vlejne të na mbrojnë nga shikimet tepër këmbëngulëse. Megjithatë, sillemi në këtë mënyrë nga mendjemadhësia se dikush nuk do të pranojë të tilla sjellje. Në mënyrë ironike, njeriu që kërkojmë të ngremë në qiell është pikërisht ai të cilin të tjerët e kërkojnë. Personaliteti ynë është tepër i kërkuar pikërisht nga gjithçka që jemi në gjendje të bëjmë. Mënyra më e mirë për të qenë të dashur dhe te respektuar qëndron pikërisht tek ajo që të mos kemi frikë të tregohemi ai që jemi. Në këtë mënyrë, atë që kemi frikë se e kemi humbur, do ta rifitojmë përsëri, madje dhjetë herë më shumë, dhe kjo falë besimit dhe respektit. Më kujtohet se si një romancier e përshkruan një personazhin e tij në këtë mënyrë: «Nuk ishte një njeri, por gati një luftë civile». Kushdo nga ne ka hapur luftë me identitetin e tij të vërtetë, që duhet të shfaqë, sipas gjykimit të tij, për t'u dashur dhe respektuar nga të tjerët, sigurisht nuk do të mundohet shumë për t'u identifikuar me atë personazh. Në qoftë se duam të kuptojmë në jetën tonë se ç'ështe dashuria duhet të kemi dëshirën e mirë t'u shfaqemi plotësisht personave që na rrethojnë, apo ndaj atyre që jemi përpjekur me këmbëngulje t'i mbrojmë. Në te vërtetë, nuk keni asgjë që duhet ta mbani fshehur.
Denigrimi
DENIGRIMI
Asgjë nuk është më dërmues e poshtërues se denigrimi i hapur dhe pa takt. Tashmë jemi kaq të pushtuar nga ky ves, saqë shpesh nuk e kuptojmë se sa gjatë ky fenomen mund të rezultojë shkatërrues. Dashuria magjeps, nuk poshtëron. Dashuria krijon respekt për veten, nuk e përçmon. Na çudit fakti kur shohim sa persona e mbështesin me pallë zhveshur dashurinë për njerëzit e afërt dhe, nga ana tjetër, vazhdojnë t'i nënvleftësojnë të tjerët. Nuk e kam harruar kurrë një grua, burri i së cilës nuk linte rast pa shfrytëzuar për ta bërë objekt të talljeve të tij, e cila më në fund e pyeti : «Në qoftë se jam kaq e pavlerë dhe plot të meta, a mund të më thuash përse u martove me mua ?» Pyetje mjaft e drejtë. Denigrimi edhe kur synon të ndreqë sjelljen e dikujt, zakonisht arrin vetëm ta keqësojë atë. Dhe të mendosh se ekzistojnë mënyra të panumërta, shumë më efikase, për të ndikuar pozitivisht mbi mënyrën e sjelljes të personave të tjerë. Përse atëherë duhet të përdorim një metodë, e cila ka fuqinë të plagosë dhe, madje, të shkatërrojë ?
Duhet t'i jetoni të gjitha ditët e jetës tuaj
Duhet t'i jetoni të gjitha ditët e jetës tuaj.
Dashuria nuk ka aspak të bëjë me moshën. Burrat dhe gratë nuk plaken thjesht nga kalimi i viteve. Pleqëria është një proces i lidhur me veprimtari mendore. Ne plakemi nga çasti kur humbasim humorin, shpresat tona, dinjitetin tonë, besimin tonë te mrekullitë. Pleqëria na përfshin kur heqim dorë nga pjesëmarrja kurajoze në lojën e jetës, kur e reja nuk na elektrizon më, kur ëndrrat nuk na nxisin drejt sfidave të reja. Deri në ditën që do të adhurojmë mrekullitë e botës, do dëgjojmë të jehojë zëri i hareshëm i dashurisë dhe do vijojmë të besojmë te vetja jonë ; mosha do të jetë një faktor i dorës së dytë. Dashuria është shumë e dëshiruar sepse eshte burim i rinisë. Derisa ne të dashurojmë, nuk do të pushojmë së qëni të rinj. Prandaj vdekja nuk është gjë tjetër veçse akti i fundit i procesit të jetës. Ta ngulitim mirë në mend : ne jemi mysafirë të përkohshëm mbi tokë. Më pak se pesëdhjetë vjet nuk është një periudhë shumë e gjatë, por mjafton të dimë se çdo gjë sillet rreth dashurisë.
Monday, August 29, 2016
Sa herë
Sa here me merr malli,kujtoj erresiren e nates ku deti u turbullua nga butesia e lekures se kembes tende. Sa here kaloj ne gjurmen qe ti ke lene aty,ulem dhe meditoj per yjet e dashurise sone qe zbukuruan gjithcka aty prane. E dashur,ti je kujtimi me i bukur i jetes sime,je qielli dhe deti i bashkuar ne syte e mi.
Problemet
Problemet janë vetëm raste që veshin petkun e punës.
Jemi mësuar të besojmë se shqetësimi është një gjendje që duhet shmangur me çdo kusht, që nuk është burim i një jete të begatë. Në të vërtetë, ankthi brenda disa kufijve ka një vlerë pozitive.Në botën tonë kaq komplekse është e pamundur të shmanget, por, kur shqetësimi shfaqet në një lloj forme, si për shembull, në formë meraku apo halli, ai ka fuqinë të na përgatitë në kohën e duhur të hapim sytë përpara problemeve të mundshme, para se ato të shfaqen. Nuk është e mundur të konceptojmë as veprimin më të thjeshtë pa u paraprirë nga një lloj meraku i nevojshem. Njëlloj si dhimbja fizike, ajo buron nga sistemi i alarmit që I paraprin aksionit konkret. Kjo simptomë shfaqet vetëm kur ne lejojmë që meraku të mbizotërojë mbi arsyen. Në të kundërt, nëse shfaqet si një gjendje normale njerëzore, ai është hapi i parë, nga cili paralajmërohen të gjitha veprimet tona dhe ndikojnë në mbijetesën si dhe në zhvillimin e psikikës sonë.
VLERA E NDRYSHIMEVE
VLERA E NDRYSHIMEVE
Gjeni një njeri që ju dashuron dhe me gjithë ndryshimet që kemi, do të keni parë dikë që do t'iu dashurojë përgjithmonë. Për fatin tonë, nga disa këndvështrime jemi të gjithë individë të ngjashëm dhe nga disa të tjera shumë të ndryshëm. Janë këto ndryshime që na bëjnë ne ajo që jemi dhe që përcaktojnë dregimin e marshimit në të cilin do të përmbushet zhvillimi ynë dhe realizohen ndryshimet tona. Të jemi normalë nuk do të thotë të heqim dorë nga individualiteti ynë, me qëllim që të bëhemi si të gjithë të tjerët. Përkundrazi. do të thotë të jemi krenarë për atë që jemi në mënyrë të veçantë nga vetja jonë. Per më tepër, është pikërisht ky aspekt i Personahtetit tonë që i tërheq të tjerët drejt nesh dhe është pasuria më e madhe dhe më e dashur që mund t'iu dhurojmë.
Vepro me të tjerët ashtu siç do që ata të veprojnë me ty
Nëse një "po", sado që të vlerësojë të vërtetën, rezulton raskapitëse nga përdorimi dhe ne mund ta kthejmë duke e gjykuar, në tërësi, bajate. Ashtu siç thuhet në këshillën e mirë: "Vepro me të tjerët, siç dëshiron që ata të veprojnë me ty". Në qoftë se jemi ngopur me këtë këshillë, mund ta quajmë thjesht vlerësim, o altruizëm, o përsëritja është nëna e dijes dhe babai i mërzitjes. Megjithatë, sido që të shprehet mendimi, ai përmban thelbin e çdo sjelljeje pozitive të pranueshme. Kur sillemi me të tjerët ashtu siç duam që ata të sillen me ne, krijojmë, pak a shumë, bazën për të bashkëjetuar në paqe. Duke u nisur nga një pikë e mund të gjejmë, edhe në vazhdimësi, një rrugë mirëkuptimi e bashkëpunimi, duke përpunuar kompromisin dhe përshtatjen. Edukojmë te vetja jonë dëshirën për të hequr dorë nga disa kërkesa tonat meskine në të mirë të mundësive më të mëdha e më të gjera, duke lënë mënjanë përjetimet e çastit dhe duke ndjekur qëllime që i qëndrojnë kohës. Ne pyesim përse bota është pushtuar nga mosmarrëveshjet, frika, gënjeshtrat, por i shmangemi analizës së sjelljes sonë personale, për të gjetur, të paktën pjesërisht, përgjigjen e duhur. Nëse kërkesa kryesore në jetën tonë ka qënë: "Ç'gjë mund të më japë mua?", duhet të fillojmë të bëjmë një tjetër më thelbësore: "Çfarë jam në gjendje të bëj për të tjerët?" Vetëm nëse do të kemi parasysh se çdo njeri që kemi njohur zhvillon betejën e tij për dashuri dhe mbijetesë dhe se për t'i patur këto, meriton çdo lloj trajtimi të mirë, ne do të kemi bërë detyrën tonë modeste, për t'i zvogëluar vuajtjet e kësaj bote.
Ne kemi ate qe japim dhe gjejme ate qe bejme
Ne kemi ate qe japim dhe gjejme ate qe bejme.
Jemi të dobët, por jo për këtë gjë, pak të besueshme, ndodh që jetojmë në një botë të mbushur plot me skeptikë dhe cinikë. Ata formojnë një kuvend shumë vigjilent, mjaft të preokupuar, të tregojnë mungesë singeriteti dhe pandershmëri morale. Dhe janë të sigurt se kështu janë të gjithë. Dhe janë të bindur se çdo akt mirësie dhe mirësjelljeje është frut dallues i motiveve të fshehta.Mjerisht, shumë prej nesh kanë të zhvilluar një mburojë të jashtme. Nëse dikush na dhuron një trëndafil, me qëllim që menjëherë të na bëjë një kërkesë për diçka tjetër, instinktivisht ne, për raste të tilla' shpalosim një sjellje të ashpër dhe vetëmbrojtëse. Që nga ajo ditë e më pas, çdo lule e dhuruar, ushqen te ne një dyshim. Dy njerëz që janë dashuruar dhe kanë krijuar një marrëdhënie të mbrujtur me besim e dobësi, mundet që papritmas të ndihen të zhgënjyer. Pastaj, pas këtyre fruteve, përballen me perspektivën e një dashurie të re, që kuptueshëm ju duket skeptike. Janë bërë "pre e cinizmit"; më pak të hapur, më pak besues, me më pak dobësi. Me pak fjalë, janë bërë më pak të aftë të mbajnë në të ardhmen marrëdhënie skeptike të shërueshme. Sipas këndvështrimit tim, është shumë më e lehtë të bëhemi cinikë sesa të përpiqemi të durojmë e kalojmë zhgënjimet dhe të shërohemi nga plagët tona. Duhet të rigjejmë besimin me çdo kusht dhe të presim diçka më të mirë nga ajo që kemi marrë. Cinikët e vërtetë, që kemi mundur të dallojmë qartë në bashkëbiseduesit, në fakt, shpesh janë viktima të qorrollepsjes së një forme të ndryshme. Nëse dëshirojmë me gjithë shpirt dashurinë, gjëja më e mirë është të kërkojmë t'i duam të mirën njerëzve që kemi pranë, edhe nëse kjo, në njëfarë mënyre, do të thotë të jemi optimistë të shastisur
Askush nuk eshte teper plak per te dashuruar
Askush nuk eshte teper plak per te dashuruar...
Me kalimin e viteve të adoleshencës, rrallëherë na pëlqen të mendojmë për perspektivën e pleqërisë. Ndoshta sjellja jonë, me kalimin e kohës, motivohet nga ky lloj mendimi. Sipas mendjes sime, nuk është të menduarit e vdekjes ajo që na tremb, as përvoja që përftojmë në vite, por mundësia e madhe se mund të mbetemi të vetmuar dhe pa përkujdesje e dashuri. I trembemi ditës në të cilën njerëzit tonë të dashur nuk bejnë programe së bashku me ne, por fillojnë të bejnë programe për ne. Rrallimi i flokëve, shtimi i rrudhave, ecja me hap më të ngadalshëm nuk jan motivet e vërteta për të cilat shumë nga ne i tremben moshës së madhe. Më saktësisht na trondit hipoteza se do të humbasim dashurinë. Por pleqëria nuk është domosdoshmërisht një jastëk i fryrë me kujtimet e dashurisë, mbi të cilin duhet të pushosh në perëndim të një jete të jetuar intensivisht. Mbetemi njerëz të hapur për dashuri, me të njëjtat kërkesa e dëshira gjithmonë e, megjithëse në pamjen e jashtme duket sikur thuhet e kundërta, ne kemi gjithmonë nevojë të dashurojmë dhe të jemi të dashuruar deri në ditën e vdekjes sonë.
Mosha
Të rriturit i kanë zili fëmijët, të cilët tregojnë kuriozitet të cuditshëm dhe shumë entuziazërn për çdo gjë. Pjesa më e madhe e jona është në gjendje të sjelle ndër mend emocione fëmijërore. Cili nga ne mund të harrojë një epokë të jetës në të cilën qëndronim të shkujdesur mbi bar duke soditur një insekt që gërmon një gropëz në tokë, apo një re që lëviz me shpejtësi në qiellin mbi kokën tonë? Nuk e kishim problem të shtynim kohën, sepse ishim të rrethuar nga sende te panumëna, që nxisnin kuriozitetin tonë, ose ngjallnin gjallërinë tonë.
Pak nga pak, duke u plakur, shpesh ndiejmë të bjerë interesi për jetën. Kemi përshtypjen se do ndeshemi me një numër në rritje njerëzish në moshë, që zvarriten gjatë gjithë jetës, pa asgjë, dhe, kur e kuptojmë këtë, nuk jemi më në gjendje të ekzaltohemi. Megjithatë, kam kënaqësinë të pohoj se nuk është e nevojshme të kthehemi në fëmijëri për të rindezur entuzizmin tonë për jetën. Gjithçka që duhet, është të kërkojmë pak nga vetja jonë, të gjejmë kënaqësinë te ndodhitë e papritura, ndoshta dhe me pak interes, që karakterizojnë jetën tonë të përditshme. Ky aspekt i personalitett tonë shpeshherë ndodhet i varrosur nën një shtresë të trashë raskapitjeje dhe trishtimi, e cila nuk është shumë e gjallë te secili prej nesh.
Plaget e dashurisë
Nuk ka njeri që nuk ka frikë. Po njëlloj si të gjitha emocionet, duhet të dimë ta kontrollojmë duke e kundërballafaquar me zërat e kundërt që na nxisin të shfrytëzojmë mundësitë e tjera, duke qenë më aventurierë dhe duke rrezikuar. Herën e parë që kemi bërë aventurë duke hipur në biçikletë, patjetër na ka shkuar mendja se do të rrëzohemi, përplasemi dhe jemi trembur nga dhimbjet fizike që mund të kishim. Por, në të njëjtën kohë u nxitëm ta provojmë, sepse e morëm në sy rrezikun që lidhej me këtë përvojë të re. Nga ana tjetër, kënaqësia për të mësuar biçikletën ishte më e fortë se frika e rrezikut, kështu pranuam të ushtrohemi duke fituar përvojen e nevojshme, derisa kënaqësia mbizotëroi mbi friken fizike. Shprehjet e dashurisë pa dëshirë, si buzëqeshja e detyruar ndaj dikujt, bashkëbisedimi, një kompliment apo shprehje e një dëshire të sinqertë në çaste të papershtatshme, janë të gjitha gjëra, të cilave u druhemi per të vetmin motiv se nuk mund t'i shprehim me të njejten frekuencë. Nese gjate ketij procesi na ndodh që te fyhet sadopak egoja e jonë, mesimi i marrë nuk dallon nga gjuri i rjepur qe e kemi vrar duke mesuar biçikletën dhe qe na eshte sheruar, madje e kemi harruar. Dashuria kerkon kapercimin e mendimit të turbulluar dhe të frikes së adoleshencës, qe fatkeqësisht, na largojnë nga njerëzit e tjerë.
Lufta e dashurisë
Nuk luftojme per te dashuruar,por zakonisht per te qene te dashuruar. Ne presim që të na dashurojnë dhe nuk ngurojmë të dënojmë ata që nuk iu përgjigjen shpresave tona. Besojmë se jeta na dhurohet me garancinë se dashuria e të tjerëve do të na jepet. Rrallëherë ndodh të reflektojmë që shkalla e dashurisë që na dhurohet është në të njëjtën masë me aftësinë tonë për të dashuruar. Cili nga ne nuk ka njohur tipa gjithmonë të ngrysur, që shohin vetëm anën negative të gjërave, që i tremben angazhimit, që nuk vlerësojnë përgjegjshmërinë, tërbohen nga provokimi më i vogël dhe pastaj pyesin se si është e mundur që nuk janë objekt i dashurisë dhe i vëmendjes? A mos vallë duhet të ndihemi vërtet të dashuruar vetëm nga këta lloj tipash, dhe të përjashtojmë ata që nuk na bëjnë të lumtur? Thelbi i dashurisë njerëzore na shfaqet pikërisht kur mësojmë të kërkojmë më pak dashuri dhe filloimë të japin ne më shumë.
Dashuria e vërtetë
Të gjthë ne ushqejmë iluzionin e dashurisë së përsosur. Dhe disa nga ne besojne te paktën,se ajo i përgjigjet asaj që meritojmë .Me kot kerkojme marrëdhënie pa konflikte, të cilat te rrezatojne ngrohtësi, mirëkuptim, pranim të ndërsjelltë dhe butësi. Harxhojmë shumë kohë duke menduar për atë që na prish ëndrrat tona, apo që ne besojmë se na përket, duke u ankuar e duke u qarë për atë që na mungon. Kam një mik të cilit i ishte ngulitur në kokë të gjente një të dashur të përsosur, i gatshëm të braktiste gruan dhe djalin dhe t'i përkushtohej tërësisht gjahut të tij. Sipas tij, kishte të drejtën e vet të ishte i lumtur. Mirëpo, qëkur e ka marrë këtë vendim, megjithëse u është sjellë vërdallë jo më pak se tetëmbëdhjetë grave, nuk ka gjetur ende gruan e ëndrrave të tij. Dhe, po ta pyesni se çfarë kërkon kaq dëshpërimisht në marrëdhëniet me një grua, ai do t'iu përgjigjet se digjet për dashurinë e vërtetë. Është e kotë të theksojmë këtu, se ai nuk ka as idenë më të vogël se ç'do të thotë "dashuri e vërtetë". Sipas meje, nuk do të shpërblehet kurrë, veçse nëse martohet me vetveten.Ndoshta do të ndiehemi shumë më pak të zhgënjyer po ta pranonim faktin se mbi tokë dashuria e vërtetë nuk ekziston. Ekziston vetëm dashuri njerëzore. Vetëm kështu do të kemi mundësi të përdorim energjitë tona për të vlerësuar dhe falënderuar dashurinë që na është dhënë.
Dinjiteti
Duke humbur dinjitetin tone,do te humbasim dhe te drejten per te na ardhur keq per veten tone. Është gjithnjë më e lehtë të bëjmë me faj të tjerët për ndëshkimet dhe zhgënjimet që jemi të detyruar t'i jetojmë. Rrallëherë jemi të vendosur t'i gjejmë te vetja jonë përgjegjësitë e mungesës së lumturisë. Por, duke analizuar me vëmendje dhe objektivitet sjelljen tonë, mund të zbulojmë nëpërmjet indiferencës sonë, injorancës dhe paditurise sonë, se ne jemi njollosur nga ajo që nuk na falet; kemi lënë në dorën e të tjerëve kontrollin e plotë mbi veten tonë. Pra, kemi hequr dorë nga elementi më jetësor i dashurisë. Përse, pra, duhet të çuditemi kur ndihemi bosh dhe se na ka vdekur shpirti? Të nënshtruar dhe të frikësuar, jemi bërë pa vlera, një hiç. Dhe ajo që është më e keqja, kemi lejuar që kjo të ndodhë. Lumturia jonë bazohet në një masë të madhe te ndjenja jonë e dinjitetit dhe krenarisë. Pa respekt për veten tonë, pa njëfarë kuptimi për vlerën tonë (një e drejtë e lindur kjo), do vijë një kohë që do të na mungojë edhe dëshira për të dhënë apo për të marrë çfarëdo giëje, duke filluar nga dhurata e çmuar, siç është dashuria.
Thinjat
Thinjat e para më dolën me ty.
Edhe të fundit,
Gjithashtu.
Ç'dimër i egër, dashuria ime,
Që më mbuloi me borë,
Kështu!
Gabova
Gabova me ty, sigurisht,
Por s'jam i tëri gabim I vërtetë!
Edhe dielli ngroh humbëtira,
Por kjo s'do të thotë se është I metë!
Te dua
"Të dua" është një shprehjë shumë e thjeshtë. Megjithatë, nuk di që të ketë fjalë me fuqi më të madhe. Poeti i madh i Rilindjes Franceze, Franç Villon, na shkruan: "Të dua. Fjalë të lehta për t'u shqiptuar. E, megjithatë, duke ia adresuar zemrës këto fialë, më bie të fikët, sepse kuptimi i këtyre fjalëve është i plotë dhe muzikal, si tingulli i kambanës së zemres." Nuk duhet të lodhemi kurrë së shprehuri dashurinë tonë, ashtu si eshte, sigurisht nuk mërzitemi kurrë duke dëgjuar të na e shprehin. Është e çuditshme se sa lehtësisht shprehim admirimin tonë për gjërat pa shpirt, vlerësimin për makinën tonë, për një pallto të re, për makaronat apo për qoftet. Përkundrazi, ndiejmë vështirësi të madhe të shprehim me fjalë dashurinë dhe respektin për njerzit, madje dhe për ata që janë më të afërt. Nje profesor thote : '' Gjatë Kursit të Dashurisë, unë kërkoja që çdo student, duke u kthyer në shtëpinë e tij, të shikonte në sy babanë dhe t'i thoshte: "Baba, të dua shumë". Kjo kërkesë ishte burim shqetësimi. Përgjigjja e babait, në çdo rast i çuditur nga një pohim i tillë, shpërthente nga një turbullim i plotë. "Më gëzon që ma thua, po ç'dregin të ka ndodhur?" ose ` Kete gjë e di, nuk është e nevojshme të ma thuash." "Të dua." Nuk është një mesazh me bazë të dyshimtë Përkundrazi, është e nevojshme t'ia themi kujtdo dhe kurdoherë, me qëllim që dashuria të jetë përherë e pranishme.Nje miku im ishte dashuruar me shikim te pare me nje femer, por nuk kishte guximin dhe fjalet I mungonin per t'ja shprehur. Nje dite I thashe qe nuk eshte e nevojshme te thuash fjale te shumta dhe te medha qe t'ja besh te njohur dashurine.
Menjehere u nis per tek ajo dhe e ndaloi. Ne cast nguroi dhe nuk fliste dot asnje fjale.
Vajza e pyeti nese kushte ndonje problem , ndersa ai u pergjigj : " Te dua " dhe iku.
Me vete mendonte : " - Cfare idioti qe jam" Cfare ishte ajo qe thashe"
Duke ikur me mendime te tilla ne koke, degjoi zerin e saj qe po I fliste nga pas.Menjehere u kthye dhe sheh përballë vetes femren duke buzeqeshur. - " Edhe une te dua " - I tha vajza.
Kaq mjaftoi qe te krijohej historiae dashurise se tyre. Prandaj mos nenvleresoni keto dy fjale.
Miti I dashurise
Te gjithë jemi ushqyer nga miti i dashurise romantike, në epilogun e së cilës gjejmë vetëm ndëshkim, konflikte dhe ankthe, që pushojnë së ekzistuari porsa dy të dashuruarit përqafohen nxehtësisht, duke qëndruar te lidhur në intrigën e dashurise...Duke u bërë kështu një trup dhe një shpirt i vetëm, do të qëndrojnë të përsosur e te pandarë në perjetesi. I tillë është sindromi ''ata jetuan të lumtur e të kenaqur'', që na ka bërë të duartrokasim anën e palëvizshme te pasionit romantik, e gjitha në kurriz te asaj praktike, durimit të qetë,që në të kundërt,ështe harruar. Kështu, vitet kalojnë dhe ne mendojmë përsëri me çudi per mënyren e sjelljes sonë, të atyre pritjeve absurde, përsosmërisë së mjegullt,që duhet te na karakterizonte te dyja palët. Njëlloj si jeta, edhe dashuria zhvillohet duke kaluar nëpër shumë ndryshime. Sa më teper te gatshëm jemi për të bërë parashikime, për të pranuar dhe për të pritur me kënaqësi këto ndryshime, më e bashkuar dhe e sigurt do jetë dashuria e jone.
Jemi te vecante
Megjithëse secili nga ne nuk është gjë tjetër veçse një individ i veçantë ndërmjet milionave, të gjithë kemi dhuntinë e një fuqie individuale, të cilën e shprehim në të mirë dhe në të keqe. Çdo gjë ka një funksion mbi tokë. Çdo gjë ka efektin dhe motivimin e vet. Ashtu si një gur i hedhur në ujë krijon valë rrethore që varen nga masa e gurit, kështu dhe çdo veprim i kryer nga ne zgjerohet në rrathë me shtrirje më të madhe, duke përfshirë hap pas hapi çdo gjë me të cilën ndeshet. Mund të duket e lehtë të kuptohet koncepti, në bazë të të cilit të gjitha ngjarjet kanë lidhje midis tyre dhe prandaj, çfarëdo që të ndodhë, ne jemi në njëfarë mënyre pjesëmarrës. Për rrjedhojë, çfarëdo që të na ndodhë, e mirë apo e keqe, nuk është një çështje private. Kjo është e rëndësishme dhe është motivim për të gjithë ne.
Mendim I shqyer
Sa shumë trokasin sekondat e nëmur,
Sa egër godasin në trurin tim, .
Si sqep' i harkuar shqiponje,
Që shqyen tek unë, çdo mendim!
Ndarja është më e egër se lufta.
Është më mizore se ujku i borës,
Sepse te shqyen dhe ha, me dhimbje në vazhdim,
Ha egërsisht e më nge,
Ha qetësisht shpirtin tim!
Ik
lk, e dashur, ik pambarim!
Mëngjesi ikën, dielli ikën, dita ikën,
Por, Vijnë përsëri,
Mjafton pak durirn.
Ani se ajo që vjen
Nuk është kurrë ajo që ka ikur!
Sunday, August 28, 2016
Ndryshimi
Sa herë qëllon që të themi të njëjtat gjëra mbi njeriun që duam, jemi të prirur të besojmë se, po të mos kishte atë, apo të kishte më shumë këtë, ose po të ishte me shumë si ai, apo më pak se ai tjetri, dashuria jonë do të qe e përsosur. Kjo gjë shfaqet edhe kur problemi që ndodh shpërthen pjesërisht nga kapriçiot tona, nga kërcënimet tona të zhurmshme ose edhe, që ta themi troç, nga budallallëku ynë. Një nga letrat më të mira më është dërguar nga një grua, që kishte vendosur të ndryshonte burrin e saj (ende përpara se të martohej, kishte modelin se si duhej të bëhej). Pas disa vite kërcënimesh, fyerjesh dhe përpjekjesh për ta brumosur dhe modeluar sipas dëshirës së saj, më në fund ia kishte arritur qëllimit. Nga forca e këmbënguljes kishte arritur pikërisht rezultatin që ajo donte. Por ja që tani asaj i duhej të përballej me një prob-lem të papritur: ankohej se ai nuk ishte më burri me të cilin ishte martuar.
Kulti I vetes
Po të heqim kultin e vetes në dashuri, do të mbeten një numër të dashurish, që nuk ngre peshë. Thuhet se të gjithë, njëlloj si Narcisi, kërkojmë të dashurohemi me ata që pasqyrohen tek ne. Dëshirojmë që vazhdimisht të na lajkatojnë, duam ata që përkrahin bindjet tona, që janë krenarë për veprimtarinë tonë dhe e kanë mirëqenien tonë si qëllimin më të lartë të tyre. E pranojmë çdo aspekt të veçantë të dashurisë vetëm nëse është e lidhur me personin tonë. Përkundemi me këtë koncept dhe shpejtojmë të mohojmë gjithçka me të tilla sjellje dhe konceptime. Nëse dikush guxon të mendojë ndryshe nga ne, apo të shprehë një vizion të
kundërt për botën, themi me bindje të plotë se ai (ajo) nuk na dashuron. Nëse dikush na kritikon, menjëherë e quajmë sjelljen e tij si armiqësore. Përtej "unë" (meje), shikimi ynë nuk zgjat më tej. Pretendojmë që të tjerët ta shohin botën me sytë tanë. Kur sillemi në këtë mënyrë, ne nuk e duam atë që na do; por dashurojmë atë që na do ashtu siç duam ne.
Te kuptosh
Më ka çuditur fakti kur mësova se prejardhja e foljes angleze to understand, (të kuptosh), vjen nga shprehja "të vrojtosh, duke qëndruar në këmbë, nga poshtë-lart". Më duket se kjo është e kuptueshme. Për të kuptuar vërtet diçka, duhet ta njohësh thellësisht, duke e vëzhguar nga poshtë-lart. Por neve na pëlqen shumë të nxjerrim konkluzione të përshpejtuara. Kemi mendimet tona për gjithçka, madje edhe kur për një argument jemi esëll. Harxhojmë shumë kohë duke parashikuar, emërtuar, hamendësuar, kririkuar, përcaktuar, për më tepër me baza të dyshimta dhe, madje, pa elementet e nevojshme. Kjo zakonisht tregon se sa të kufizuar jemi në njohjen e fenomeneve duke besuar tek ajo që dimë ne, e cila katandiset vërtet në shumë pak gjë.Për rrjedhojë, një koncept më i mirë i yni do të pasojë nga një mirëkuptim më i madh ndaj të tjerëve. Po të jemi në gjendje të pranojmë rrugët, që jo rrallë na shtyjnë të mendojmë dhe të sillemi në një mënyrë të caktuar, mund të kuptojmë motivin përse mendojmë dhe veprojmë ndryshe nga të tjerët. Një proverb i vjetër indo-amerikan thotë, se nuk mund të kuptojmë asnjë njeri nëse më parë nuk kemi veshur për një kohë këpucët e tij. Kësaj do të doja t'i shtoj, se duhet të përpiqemi t'i ndiejmë këmbët rehat me këpucët tona përpara se të mundohemi të veshim këpucët e tjetrit.
Dashuria nuk eshte e lehte per ate qe humb dhe zhgenjehet...
Dashuria nuk eshte e lehte per ate qe humb dhe zhgenjehet...
Takti
Nje cike takt vlen me shume se nje mal me dituri...
Fëmijët duan që për shqetësimet e tyre të gjendet një zgjidhje e menjëhershme. Në qoftë se nuk e gjejnë, i drejtohen një serie të pasur marifetesh për t'ia dalë mbanë asaj që duan. Qajnë, bërtasin, përplasin këmbët. Pastaj, duke u rritur, megjthëse me vështirësi, në mënyrë të besueshme zbulojnë se bota nuk është krijuar vetëm për ne. Të tjerë kanë nevojë për respektin tonë dhe e meritojnë. Mësojmë ç'është takti dhe urtësia; dëgjojmë një zë të brendshëm të na thotë: "Hesht! Ky nuk është as vendi, as çasti, as motivi i duhur për t'i dhënë liri shfrimit të impulseve të tua". Mësojmë të presim që pasionet të ulen dhe se gjithmonë janë të vlefshme gjakftohtësia dhe arsyeja. Atëherë, kur ne arrijmë të vlerësojmë thellësisht ndjenjat e të tjerëve, themi se kemi arritur t'ia nënështrojmë dëshirat tona arsyes, të mposhtim kërkesat tona në jetën e përditshme, duke e ditur mirë se shprehja e mendimit në dëm të dashurisë sonë, sigurisht, nuk është një fitore. Kam një mik që e quan si detyrë të zemërohet nga ngacmimi më i vogël. Për të mbrojtur sjelljen e vet, citon teori të ndryshme mbi rëndësinë e tyre për sistemin psikologjik, në bazë të të cilave, nëse ankthin dhe zhgënjimin nuk i nxjerrim jashtë duke i shprehur, pa dyshim do të pësojmë dëmtime fizike e psikike të pariparueshme. Dhe tashmë, është i prirur për biseda të bezdisshme të pafund me njerëzit e familjes, miqtë apo me cdo njeri që e ndesh në rrugë. Ky miku im është i bindur se një sjellje e tillë i bën mirë shëndetit të tij, dhe nuk do t'ia dijë nëse është dobiprurëse apo jo për njerent qe e rrethojnë, pikërisht përsa i takon shëndetit mendor. Megjithe ketë, nuk arrin të kuptojë se përse njerezit nuk duan ta shohin dhe pse ndodhet kaq i vetmuar. Njefare shkalle e heshtjes seleksionuese, edhe kur jemi te bindur se keni te drejte, nuk ben gje tjeter veçse krijon kushtet per te fituar, te jep mundesi te zgjerosh rrethin e miqve, si dhe rrisim vetvetiu ndikimin tonë mbi bashkebiseduesin. Nje sjellje e tille rrit ndjenjat e respektit. te dashurise dhe nxit krjimin e vete thelbit ne te cilen ushqehen marredheniet e qendrueshme.
Nese
Nëse jemi të vendosur të dashurojmë, duhet të përgatitemi si për gëzimin ashtu dhe për hidhërimin që mund të na sjellë dashuria, mbasi si njëra edhe tjetra janë pjesë të realitetit dashuror. Dashuria mbi tokë nuk mund të jetë e përsosur, përderisa nuk mund të shmanget dhimbja. Aq më tepër, ai që dashuron, di të gjejë rrugën më të drejtë për të jetuar nga plagët që shkakton dashuria. Shpesh kemi vënë re se nuk ka dashnorë të denjë për këtë emër, që të mos kenë gërvishtje të vogla. Pothuajse të gjithë mbijetojnë nga shuplakat që u jep jeta. Ndërsa disa të tjerë vazhdojnë t'i quajnë ato plagë fisnike të marra në betejë dhe, në të njëjtën kohë vijojnë luftën e tyre për dashuri. Në kujtesën e tyre ruajnë listën e shenjtë të fyerjeve, si të ishin një paralajmerim për të mos u përsëritur më. Dashuria mund të na shkaktojë zhgëniime apo shkatërrim, por, ai që është i mençur, di të nxjerrë mësime. Në të tilla raste suksesi në dashuri është edhe më i ëmbël. Energjia jonë ndjesore dhe rruga drejt mençurisë zhvillohen gjatë gjithë jetës. Dhe nuk janë të rralla rastet kur shpërthejnë nga fatkeqësitë. Ky është një çmim i vogël, që duke qenë i vetëdijshëm, duhet paguar.
Vuajme
Ne vuajmë duke parë kaq shumë vdekje dhe kaq pak jetë,
kaq shumë dhimbje dhe kaq pak gëzim.
kaq shumë lakmi dhe kaq pak fisnikeri,
kaq shumë vetmi dhe kaq pak dashuri.
Sot
Sot jetojme ne nje kohe ku gjaku eshte me i lire sesa nafta.
Toka me shtrenjte se familja.
Pushteti me i rendesishem sesa populli.
Ditet e mia
Ditët e mia ishin të gjitha të tuat,
Në shi e në prekje,
Në erë e në fjalë,
Që nga mëngjesi deri në mbrëmjen
Ngjyrë ngjalë!
Ditët e mia ishin të gjitha të tuat,
Por tani-më nuk janë,
Se ashtu deshe vetë,
Deshe ta prishësh ardhjen e ditëve të reja,
Për mua.
Tani. E duroj.
Por natën, pse, tashmë dhelpërisht,
Kot e plot,
Ma trazon?
Më dole nga sytë, më hyre në ëndërr,
Dhe mbeta pa ditë, mbeta pa net,
Mbeta pa diell, mbeta pa hënë,
Domethënë,
Mbeta pa jetë!...
Saturday, August 27, 2016
Dashuria e vertete
Nuk jemi të gjithë të barabartë nga forma, pasuria, fuqia apo inteligjenca. Nga ana tjetër, të gjithë kemi mundësi të rritim veten tonë nëpërmjet dashurisë. Kam dëgjuar nga dikush se dashuria është më e lehtë për njerëzit e pasur, me pushtet apo të famshëm, sepse kanë më shumë kohë për t'iu përkushtuar karrierës së tyre. Ndërsa burri ose gruaja, të cilët jetojnë në kushte mesatare, i përkushtohen më shumë punës për të mbijetuar sesa mendimeve romantike, jothelbësore, siç është, në rastin tonë, dashuria. Në të vërtetë, të gjithë e dinë mirë se fama, paraja, pushteti dhe zgjuarsia ndikojnë pak ose aspak në suksesin në dashuri.
Me para mund të paguash për të bërë seks, qofshin këto çaste jetëshkurtëra të respektit ndaj partnerit, por me siguri jo dashuri.Pushteti mund të motivojë, frikësojë, nënshtrojë njerëzit, por nuk mund të sigurojë dashuri. Njerëzit e famshëm kanë problemet e tyre, gjerësisht publike me dashurinë, frikë nga fakti që njohja e tyre në publik mund të krijojë një fakt tërheqës për kritikën.Edhe disa prej nesh, që shquhen për inteligjencë, nuk janë të aftë të kuptojnë kur është në lojë dashuria. Nga të gjitha sjelljet njerëzore, dashuria është, sigurisht, më demokratikja. Shkalla e suksesit tonë përcaktohet qartësisht nga vullneti e dëshira më e madhe apo më e vogël që i përkushtojmë procesit të mësimit të dashurisë. Dashuria varet nga ajo, sa vuajmë në sukseset tona, nga forca me të cilën jemi të gatshëm të shfaqim ekzistencën tonë, nga elasticiteti në sjelljet tona, nga gatishmëria për të përballuar ndryshimet.
Nje cope dru
Kishte gjithnjë një copë dru në dorë dhe ishte gati ta përdorte për të ndezur një grindje.
Tani së fundi kam marrë letrën e një gruaje, e cila ankohej për vetminë e saj. Thoshte se ishte braktisur nga burri, shkruante se të afërmit e saj rrallëherë shkonin ta vizitonin, dhe në ato pak raste, me njëfarë ngurrimi. Dhe vijonte duke renditur një seri ankesash. Mallkonte me hidhërim moshën e saj të madhe, shëndetin e saj të rënduar, moskokëçarjen e botës, ftohtësinë e miqve që dikur kish patur. Madje, zemërohej dhe me ata që shfaqnin dëshirë për ta ndihmuar. Kur iu përgjigja, duke lënë të nënkuptohet midis rreshtave, se sjellja e saj e papërshtatshme ndikonte në thellimin e problemit të vetmisë (kush do të pranonte të qëndronte pranë atij hidhërimi aq të madh), ajo m'u përgjigj me një letër tjetër, duke më thënë se unë isha njësoj, bile edhe më i keq se të tjerët. Se unë hiqesha sikur isha një ithtar i dashurisë, ndërsa në të vërtetë nuk isha gjë tjetër, veçse një hipokrit. Përvoja na mëson, se jeta na jep shumë më tepër sesa i japim ne asaj. Nëse i tregojmë botës fytyrën e ngrysur, kushdo qoftë motivi, nuk mund të presim që të na japin ndonjë gjë të mirë.Në të kundërt, nëse i përballojmë vështirësitë me humor dhe, kultivojmë te vetja jonë një ndjenjë mirënjohjeje për atë që jeta na jep, është shumë më e mundshme të takohemi me burra e gra, të gatshëm të na shpërblejnë me të njëjtën monedhë.
Uni
Pothuajse të gjithë jemi të bindur se dashurojmë. Megjithatë, janë të paktë ata që dalin nga "Uni" i tyre për të kuptuar se ç'është në të vërtetë dashuria. "Dashuri" do të thotë të zhvendosim nga ne tek të tjerët thelbin e interesave tona dhe të përkushtohemi t'i ndihmojmë të realizojnë atë që u ka dhuruar atyre Zoti, si një qëllim me rëndësi përparësore. Në suksesin e tyre gjejmë motivin e krenarisë; në pjekurinë e tyre gjejmë kënaqësinë; nga rritja e dijeve të tyre bëhemi edhe më të mençur duke e vënë veten në kushte të barabarta. Herë pas here, duke hequr dorë nga egoizmi ynë, ne u afrohemi më shumë të tjerëve dhe kuptimit të vërtetë të dashurisë.
Raftet e bibliotekës
Raftet e bibliotekës sonë përmbajnë libra që na shpjegojnë si të fitojmë në lojën e dashurisë. Problemi. qëndron në faktin se janë të shumtë ata që dëshirojne ta konsiderojnë dashurinë si një lojë, por nuk janë te vendosur ta lidhin veten me rregullat e kësaj loje. Madje, po shtohen shumë personat që injorojnë krejtësisht ekzistencën e dashurisë. Të biesh në dashuri, është e lehtë. Madje është kaq e lehtë, sa disa njerëz e kanë si rregullshmëri. Rrallëherë pasioni që ata e quajnë dashuri_e kalon gjendjen hormonale; ose, për të qenë më të saktë, shumë rrallë janë në gjendje ta dallojnë dashurinë sipër rripit të mesit. Kjo lloj dashurie.shfaqet si një shprehje seksuale, që, pasi konsumohet, humbet çdo forcë, derisa herën tjetër riaktivizohet nga një interes i ri dashuron. Të jemi të dashuruar kërkon nga ne shumë më teper.Kënaqja e ndjenjave mund të jetë për disa shpërblim madh i nevojave, por këtu është fjala për gjënë më të thjeshtë. Mendja dhe shpirti, përkundrazi, kërkojnë vëmendje më të madhe dhe një nxitje të vazhdueshme. Dashuria mund të mbijetojë vetëm nëse pranojmë detyrimin që këtë dashuri ta mbajmë gjallë në mënyrë të vazhdueshme po vetë ne .
Letersi e kopjuar
Ekziston një letërsi e kopjuar, që i kushtohet problemit se si ta mbajmë gjallë dashurinë, gjë që mund përmblidhet në dy fialë: angazhim pa ndërprerje. Kur ne shmangemi, injorohemi, ofendohemi, përjashtohemi, duhet të sillemi ashtu siç na thotë zemra, e cila vazhdon të rrahë edhe në një trup të plagosur. Duhet të ngulmojmë, pra. Në qoftë se ne nuk jemi të gatshëm për të qenë elastikë në dashuri, duhet të përgatitemi për një marrëdhënie mjaft të shkurtër. Pothuajse të gjithë jemi fajtorë, sepse jemi dorëzuar përpara dëshpërimit, duke gjetur si shkak një provë, në dukje të jashtme, të mungesës së dashurisë, apo të një problemi në marrëdhënien e çiftit, problem, që shfaqet si i pazgjidhshëm. Çdo përpjekje për të korrigjuar drejtimin, duket se na shtyn drejt një mossuksesi tjetër tronditës, derisa të humbasim motivimin, apo edhe arsyen, për të ndërmarrë një përpjekje tjetër. Por, të jetosh pa dashuri është e pamundur, ndaj duhet të ringrihemi dhe të provojmë përsëri. Është e nevojshme kjo përpjekje, nëse mbajmë parasysh që shumë pak pengesa i rezistojnë durimit, ngulmimit, përcaktimit dhe, mbi të gjitha, rritjes së dashurisë .
Dhimbjet
Një përrua këtu, Një lum atje,
Të gjitha dhimbjet derdhen në det,
Në detin e hidhur të zemrës time të vdekur.
Me një zemër të tillë nuk vuan më.
Thjesht,
Të duket se i Tëri je Vuajtja vet,
Prandaj s'të mjaftojnë dhimbjet e tua,
Dhe del e kërkon,
Dhe del e mbledh,
Çdo dhimbje të huaj, kudo të jetë.
Ne burgun tim
Në burgun tim
Si bleta e mbyllur në shishe,
Plasem pa shpresë e fuqi
Në burgun tim të pamundësisë.
Përreth, Mure transparent' e të pathyeshën-
Prej ajri të ngrirë e pluhuri kozmik
Të gjithësisë,
Prej thashethemesh e jargësh,
Prej llogarish e ligjesh
Të ligësisë!
Jam më i dobët se një milingonë
mbyllur në një gotë të përmbys
Jam hiçi që s'vepron,
Vetëm vrapon për të ikur...
Por, edhe ikja, më duket,
Tashmë
Ka mbaruar!...
Debore
Dëborë e bardhë si gjaku i pleshtit,
Dëborë e bardhë po bie dhe erë po fryr.
Në majën e malit të dhimbjes time
Të ngrirë.
S'mjafton!
Zemrën ma shkul e ma flak në rrëpirë,
E dashura ime, si hene e nxirre.
Tatëpjetë duke shkuar,
Zemra po bëhet ortek...
Mjerë vetja ime dhe mjerë
Kushdo që e prek!
Kujtesë
Do vijë ndonjë tjetër ta shkulë
Kujtimin tënd,
Të shqyer?
...nuk mund të mbillen Iule të reja
Në vazon e thyer!
Megjithëse në jetë
Megjithëse në jetë nuk ka shpërblim më të mirë sesa të dashurosh dhe të jesh i dashuruar, rrallëherë ndodh ta gjejmë në shkallë të lartë në listën e aspiratave njerëzore. Në përgjithësi, fama, paraja, pronat janë bërë objektet më shumë të dëshiruara, sepse gabimisht mendojmë se nëse kemi sukses në këto fusha, dashuria patjetër do na trokasë vetë në derë. Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës. Eh, shpesh ndodh që dëshirat tona të mos përputhen me atë që është më e mira për ne! Pa dyshim që kënaqesitë materiale dhe përkëdheljet e çastit janë fitore, por duhet të jemi aq të mençur sa të ndjekim rrugët që sigurojnë lumturinë dhe plotësojnë dëshirat. Kur ndjehemi të shpërblyer nga dashuria, ne fillojmë të pushtohemi nga një ndjenjë paqeje e sinqertë, nga një ndjenjë sigurie e kënaqësie. Një ndjesi që nuk pëson dallgëzime sipas tendencave të çastit. Një marrëdhënie e qëndrueshme dashurie i dedikohet pasurisë së intimitetit që mbijeton në kënaqësitë më ekzaltuese të jashtme.
Interesi im
Interesi im per jeten qendron tek e ardhmja, sepse ajo përbën jetën time që më ka mbetur. Nëna ime, tek ndodhej në shtratin e vdekjes, më qortoi sepse po qaja. -"A e di se pas çfarë gjëje duhet të lidhesh?"- më pyeti. Në ato çaste unë isha shumë i shqetësuar, i pushtuar tej mase nga trishtimi dhe nuk mund ta kuptoja mençurinë e saj me të cilën ajo donte të hynte në trurin tim. Vetëm më vonë arrita të kuptoj atë që donte të më thoshte. Më bënte thirrje të vazhdoja të jetoja. Jeta e saj kishte arritur fundin, ndërsa pjesa më e madhe e jetës sime ishte ende përpara. Kaluan kohë dhe kjo bëri që shumë gjëra të ndryshojnë. U largova nga shtëpia në të cilën kisha jetuar dyzet vjet me kujtime të gëzueshme, të dhimshme, të bukura dhe plot ëndrra, të njerëzve dhe të aventurave që më ndërmendnin të gjitha dollapet dhe raftet e shtëpisë. Mendoja se nuk do të kisha qenë asnjëherë në gjendje ta braktisja atë shtëpi. Por pastaj, duke kujtuar pyetjen e mamasë, me thjeshtësi e mbylla atë derë dhe u largova nga shtëpia. Gjithçka ishte e qartë. Isha i bindur se ëndrrat dhe kujtimet e mia më të çmuara nuk ishin varur në dollape, apo palosur në fund të rafteve. Ato ishin brenda meje dhe, së bashku me mua, do të vinin kudo që unë të shkoja. Është njerëzore të lidhemi fort me atë që kemi,Por në këtë mënyrë ne shkatërrojmë rrjedhën e natyrshme të jetës. Jeta rrjedh natyrshëm dhe na shtyn drejt dashurisë. Ajo ka fillim, por ka dhe fund.Dashuria është vazhdimësi dhe zgjerohet duke gjetur rreze të gjerë veprimi nëpërmjet përvojave të reja, megjithëse jetojmë përgjithmonë me ngrohtësinë e kujtimeve të këndshme.
Bashkejetesa
Bashkëjetesa në dashuri nuk do të thotë të mbash llogari për këtë apo për atë gjë, kush bën më shumë apo më pak. Ka çaste në të cilat duhet më shumë të japim sesa të marrim, por ka dhe raste të tjera, kur kemi nevojë të marrim më shumë, duke mos qenë në gjendje të dhurojmë sa duhet. Është e drejtë të llogaritim pikët në garat sportive, por jo në marrëdhëniet e ndryshme të dashurisë, apo kur ndihmojmë dikë në rrezik. Është e vërtetë se dashuria digjet për t'iu dhuruar dikujt tjetër, pa u kujdesur të dijë se kush do të marrë më shumë. Bindja që dashuria sjell si pasojë një lloj quid pro quo, është tregues, në hipotezën më të mirë, i një papjekurie që duhet të kapërcehet. Dhe në rastin më të keq, është një deformim i dashurisë që e shndërron çiftin në dy luftëtarë mjeranë, të cilët luftojnë në mënyrë të ndërsjelltë për të fituar kontroll dhe pushtet mbi tjetrin. Nga të gjitha lodrat ndërmjet dy të dashuruarve, kjo mund të jetë një nga lojërat më delikate. Kur lojtarët janë mjaft të pjekur dhe të ndërgjegjshëm, duke mos mbajtar llogari, kundërshtarët marrin fund. Dashuria ka arritur një tjetër fitore të saj.
Persosmeria
Përsosmëria njerëzore është një iluzion. Askush nuk është i përsosur deri në pafundësi Në përgjithësi, në art është pikërisht përsosmëria që e bën më magjepsëse një kryevepër. Të luftojmë për të bërë më të mirën që mundemi. Ky është qëllimi i vërtetë i jetës. Problemi qëndron në përshtypjen e gabuar se nuk mund të na duan pa arritur nivelin më të lartë të realizimit individual. Ky kuptim i jep rrugë sjelljeve të detyruara, rrjedhojë e të cilave është rënia e energjive tona, pa i drejtuar ndaj një qëllimi të përcaktuar. Ky mendim është kaq i ashpër dhe i përhapur, saqë disa për një gabim të papërfillshëm rrezikojnë të vetëvriten. Të tjerë e shndërrojnë kopshtarinë në një dëshirë të sëmurë, sepse kanë si qëllim në vetvete ta kenë kopshtin më të mrekullueshëm nga të gjithë komshinjtë. Ata sillen sikur gabimet apo mangësitë gjenden kudo, sikur njolla të pariparueshme komprometojnë imazhin e tyre si kultivues të zellshëm dhe të dashuruar. Të paktë janë ata që vdesin nga papërsosmëria. Përkundrazi, pothuajse të gjithë kanë të drejtën të provojnë të përmirësojnë sjelljet dhe vendimet. Nuk është e thënë të kemi gjithnjë të drejtë. Shmangia e kërkesës nervore të përsosmërisë, na bën të ndihemi të çliruar nga mendimi për të qenë idealë, na lejon të nxjerrim mësime nga gabimet tona.
Tani
Tani Vetja ime është një plagë e madhe
Plagë e krijuar nga dashuria e shkuar.
Askush nuk mund të më prek me sy,
Askush nuk mund të më prek me duar.
Rrini larg, o shpirtra të huaj!
Më lini vetëm,
Me dhimbjen time të luaj...
Ne ndryshojmë. Sendet jo.
Ne ndryshojmë. Sendet jo.
Gjithmonë dëgjojmë të flitet për dashurinë pa kushte. Tashmë është bërë prirje e përgjithshme që dashnorët të krijojnë sigurinë midis tyre se dashurohen "pa kushte". E, megjithatë, shumë shpejt zbulojmë se është e vështirë të vendosim rregullat e nevojshme për të dashuruar pa kushte. Në fakt, ekziston një kusht i pamohueshëm për t'ia dalë mbanë të dashurohesh me dikë. Ky kusht është: të vazhdosh të rritesh si një entitet individual dhe i pavarur, i ndarë nga ne. Në qoftë se për një çast na shkon nëpër mend që ta pengojmë të rritet, duhet ta analizojmë dashurinë tonë, me kujdes dhe pa asnjë vonesë e ndikim. Jo vetëm duhet ta respektojmë domosdoshmërinë e rritjes të njeriut që dashurojmë; por duhet dhe ta përkrahim edhe duke rrezikuar ta humbasim. Duket një mospërputhje ironike, por është e vërtetë: vetëm duke vazhduar të rriten veç e veç, individët e veçantë mund të ushqejnë shpresën për t'u rritur edhe së bashku. Eshtë e gabuar të besojmë që dy veta, për të mbajtur gjallë dashurinë e tyre, duhet "të hyjnë në lëkurën" e njëri tjetrit! Çifti që mban ndezur oxhakun e shtëpisë përpiqet të krijojë një qoshe të ngrohtë, deri në ditën kur nuk ka më lëndë djegëse, sepse asnjëri nga të dy partnerët nuk rrezikon të dalë nga shtëpia dhe të bëjë furnizimet. Nëse partnerët do ta bëjnë këtë, edhe zjarri do të kthehet të ngrohë e të shkëlqejë me dritë të gjallë, duke u dhuruar të dyve më shumë ngrohtësi.
Te gjitha
Të gjitha dashuritë vdesin
Të gjithë yjet vdesin në mëngjes,
Pak pasi vrasin të gjitha dashuritë.
Yjet vdesin në shtratin e diellit,
Dashuritë vdesin në shtratin e tradhtisë.
Dita do mundohet të lindi dashuri të tjera
Dhe nata do rilindë yje të rinj.
Në agim do kuptohet që yjet e rinj ishin të vjetër,
Të vjetra ishin edhe dashuritë.
Prandaj të gjithë e të gjitha vdesin përsëri...
Me thone
Me thone te mos shkruaj per dashurine sepse ka dale nga moda.Me thone te heq dore nga keto lloj vjetersirash sepse nuk po lexohen me.
Ndoshta kane te drejte,e vleresoj shume kete mendim,por ky mendim nuk vlen per mua,por per vete ata qe nuk e kane njohur dashurine.Keta njerez nuk kane shijuar asnje cast te dashurise,ose ndoshta e kane njohur gabim.
Nuk ka faj dashuria per gabimet tona ne dashuri.
Gjithsesi,njeriu shkruan ate cfare ka per te dhene nga vetja,per kenaqesiine qe ndien kur shkruan dicka qe eshte e vertete,e jo thjesht nje lloj shkrimi te trilluar per te kenaqur lexuesit.
Friday, August 26, 2016
Mundesite
Shumë e shohin mundesinë e të shprehurit të dashurisë si një libër që do të lexonim, si telefonatën që kemi për të bërë, si letrën që, herët a vonë, dëshirojmë ta shkruajmë. Dëshira jonë është e sinqertë, qellimet tona janë të mrekullueshme, por gjithnjë janë të vlershme arsyet për të mos i kthyer në veprim. Ndoshta, nuk është çasti i duhur, nuk kemi humorin e përshtatshëm, kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë, llogjika nuk parashikon gëzim e mbarësi, çdo justifikim është i mirë! Kështu ditët tona, në vend të dashurisë për të cilën kemi aq shumë nevojë, shtyhen dhe rastet humbasin. Ka gjëra që kurrë nuk duhen lënë për nesër. Një fëmijë që vrapon drejt nesh për ta përqafuar apo për ta lavdëruar me shumë dashamirësi, ka nevojë në çast për një përkëdhelje të tillë, jo kur na vjen për mbarë neve. Një mik, që ka nevojë të vendosë kokën mbi supin tuaj për të qarë, nuk mund të presë një kohë tjetër. Një i dashuruar, që kërkon pa tjetër të sigurohet, me logjikë, nuk mund të kthehet mbrapsht për shumë arsye. Dashuria është një detyrë që kërkon praninë tonë sa herë që ka nevojë për ne. Prirja që kemi, se mund të jetë një çast më i përshtatshëm për të dashuruar, ka çuar shumë njerëz në një jetë të mjeruar dhe me ankime. Nuk mund ta gjejmë fatin në ato çaste kur dashuria jonë ishte e nevojshme dhe ne e lamë të pashpërblyer.
BEJE SURPRIZE DASHURINE
BEJE SURPRIZE DASHURINE
Edhë dashnorët më të zjarrtë synojnë të zbuten dhe përkëdhelen nga dashuria. Të paguar dhe të kënaqur, me një rrudhë të lehtë kundërshtie, bindemi se marrëdhënia jonë është në rrugë të mbarë dhe një kënaqësi e madhe vërshon mbi ne. Kjo, për dashurinë, mund të jetë një stinë e paqëndrueshme. Shenjat e një problemi të papritur mund të përmbajnë praninë e çdo gjëje shtypëse, dëshirën e jetesës së qetë, duke ndjekur vetëm rrugë të mirënjohura si dhe ndjenjën e papërcaktuar se diçka nuk shkon mirë. Epo, kujdesi sjell dëshirën për t'u futur me më shumë siguri thellë në shtigjet që të ekzaltojnë dhe të rinovojnë. Asgjë nuk është më fatale sesa parashikimi. Sjelljet rutinë kanë fuqinë të depërtojnë në mënyrë të rrezikshme në jetët tona si për shembull, ngrënia e mëngjesit të dielave, pasi jemi kthyer nga ndonje vend, në të njëjtin restorant; të mërkurave te vjehrri e vjehrra; të premteve në kinema. Këto zakone përgatisin një traumë në ekzistencën tonë, derisa zbulojmë se jemi të lidhur dhe të dënuar të bëjmë të njëjtat gjëra në jetë, gjthnjë të njëjtat gjëra deri në fund te jetes. Në gjendjen e krijuar, ajo për të cilën kemi nevojë është një veprim dëfryes dhe jashtë kohës, kur kemi kaluar një ditë të rëndomtë; një darkë e papritur, një dhuratë surprizë, një shpërthim çmendurie që shkund një ekzistencë tepër të përcaktuar dhe shumë të mërzitshme. Gjërat e parashikuara e venitin dashurinë. E papritura është gëzimi i panjohur dhe formon thelbin. Të lejojmë që dashuria të bëhet e burgosur e natyrës së zakonit dhe e rëndomtë, do të thotë ta helmosh pasionin dhe ta humbësh përgjithmonë atë.
Disa njerez
Disa njerëz besojnë se kur bukuria venitet, e njëjta gjë ndodh edhe me dashurinë. Individë të tillë kanë koncept të gabuar në atë se çfarë është vërtet dashuria dhe, madje, nuk kanë shumë respekt për vetveten. Në të vërtetë, ajo që qëndron është e kundërta: - bukuria pakësohet vetëm kur dashuria venitet dhe ikën. Dashuria na lejon të bashkëjetojmë më mirë me dobësitë dhe të metat tona të ndërsjella dhe na shtyn, në më të shumtën e rasteve, t'i pranojmë ato (të metat). Dashuria nuk na trondit shumë kur jemi në banjo, me brekët varur poshtë kofshëve dhe duke i bërë me zhurmë gargarë grykës. Nuk shqetësohemi kur mbi fytyrën tonë shfaqet një seri rudhash, se lëkura jonë është më e flashkët se dikur, se barku ynë është rritur disi. Kur dashurojmë, shikimi ynë nuk turbullohet nga këto realitete. Përqendrohemi në bukurinë e brendshme, të paprekshme nga koha apo nga mosha. Por dashuria nuk është e verbër nga ky këndvështrim, për të vetmen arsye sepse sheh thelbësoren.
Qenia
Kur qenia brenda meje, që do të doja të isha unë, bërtet fon, unë nxitoj të marr lapsin për të shkruar ç'thotë, që ajo të bëhet unë. Kështu, unë flas me vete dhe ajo që ndodhet brenda meje, del si unë, për tu bërë unë. Po të ndjekësh atë, atëherë s'dotë jesh asnjëherë unë, por do të bëhesh ti uni që je dhe që duhet të bëhesh.
Frika nga deshtimi
Ai që fillon një marrëdhënie me frikën se do të dështojë apo se do të vuajë, ka mjaft mundësi të zbulojë se është pesimist. Nuk ka mjet paralajmërues të dështimit më të saktë, sesa ta ngulitësh në tru dështimin si një hipotezë të mundshme. Nga ana tjetër, kemi të gjitha arsyet të besojmë se dashuria jonë do të lulëzojë, se bashkimi ynë me një person tjetër do të na çojë në mundësi edhe më të mëdha të shpërblehemi me dashuri dhe lumturi. Po jeta jonë a nuk duhet të ketë një të ardhme të ndriçuar me mirësi, plot dëshirë për të krijuar e prodhuar? Duhet të jetojmë me shpresën se çdo vendim i yni, çdo veprim i yni të na drejtojë në rrugën e drejtë; për më tepër në drejtimin e nevojshëm për të patur sukses në dashuri. Madje, dhe gabimet tona mund t' shndërrojmë në optimizëm, duke na dhënë shanse te reja pervoje dhe një rritje të përgjegjshmërisë. Dashuria nuk synon përsosmërinë dhe askushnga ne nuk duhet të synojë këtë qëllim. Dashuria lufton ne bazë të një vizioni pozitiv për veten, për botën dhe për jetën. Nëse ne i mbajmë sytë të fiksuar drejt imazheve konstruktive që pasurojnë marrëdhëniet, do të hasim më pak pengesa nga e kaluara dhe më shumë nxitje tek e tashmja. Përvoja tregon se, nëse duam vërtet që ëndrrat tona të realizohen, duhet të përpiqemi që t'i realizojmë ato. Ai që dashuron, mëson të mos kënaqet me shpresën që ajo që dëshirojmë do të bëhet realitet, por lufton që shpresa të kthehet në realitet.