Tuesday, August 30, 2016

Vetvetja

Shumë prej nesh e kanë të vështirë të jenë të sinqertë me vetveten. Kemi frikë se sinqeriteti do na bëjë qesharakë ose, madje, më keq, rrezikojmë të na kthejnë kurrizin. Veprojmë kështu nga kujdesi. Përdorim maska të ndryshme dhe udhëhiqemi si zakonisht, nga shkujdesjet prej të cilave fshihemi. Marrim dhe bëjmë tonat zërin dhe mënyrat e sjelljes se njerëzve të sofistikuar, ose qëndrojmë të mënjanuar, të rezervuar, me shpresë se këto sjellje sipërfaqësore vlejne të na mbrojnë nga shikimet tepër këmbëngulëse. Megjithatë, sillemi në këtë mënyrë nga mendjemadhësia se dikush nuk do të pranojë të tilla sjellje. Në mënyrë ironike, njeriu që kërkojmë të ngremë në qiell është pikërisht ai të cilin të tjerët e kërkojnë. Personaliteti ynë është tepër i kërkuar pikërisht nga gjithçka që jemi në gjendje të bëjmë. Mënyra më e mirë për të qenë të dashur dhe te respektuar qëndron pikërisht tek ajo që të mos kemi frikë të tregohemi ai që jemi. Në këtë mënyrë, atë që kemi frikë se e kemi humbur, do ta rifitojmë përsëri, madje dhjetë herë më shumë, dhe kjo falë besimit dhe respektit. Më kujtohet se si një romancier e përshkruan një personazhin e tij në këtë mënyrë: «Nuk ishte një njeri, por gati një luftë civile». Kushdo nga ne ka hapur luftë me identitetin e tij të vërtetë, që duhet të shfaqë, sipas gjykimit të tij, për t'u dashur dhe respektuar nga të tjerët, sigurisht nuk do të mundohet shumë për t'u identifikuar me atë personazh. Në qoftë se duam të kuptojmë në jetën tonë se ç'ështe dashuria duhet të kemi dëshirën e mirë t'u shfaqemi plotësisht personave që na rrethojnë, apo ndaj atyre që jemi përpjekur me këmbëngulje t'i mbrojmë. Në te vërtetë, nuk keni asgjë që duhet ta mbani fshehur.