Thursday, August 25, 2016

VIJMË NË BOTË

VIJMË NË BOTË PA DITUR Ç'ESHTE. DASHURIA; DISA NGA NE MBETEN GJITHNJË TË TILLË

Sa herë që keni një interes të ri, apo edhe kur arrini një qëllim të ri, ju rritni potencialin e jetës suaj. Bota jonë mbetet një mister edhe për më të informuarin e më të mprehtin prej nesh. Shpesh u drejtohemi ekspertëve, politikanëve apo mendimtarëve për të gjetur zgjidhje rreth problemeve tona të ekzistencës ose të dashurisë. Por këmba e tyre e përbaltur nuk vonon të na mashtrojë. Po të jemi të mençur, do të zbulojmë se përgjigjet kanë vlerë vetëm kur i gjejmë ne vetë. Të tjerët mund të na ndihmojnë të na qartësojnë mendimet, por fitimi i mençurisë personale është gjithnjë një punë autonome dhe e brendshme. Askush nuk është në gjëndje të na zëvendësojë ne. Ndërkaq, shpesh arrijmë te përgjegjshmëria duke ecur përmes rrugëve plot mister. Prandaj, duhet gjithnjë të nxitemi nga ajo që nuk dimë. I kam përkushtuar vitet më të mira të jetës sime studimit të të fshehtave te vetes dhe vazhdoj të habitem me veten time se ende kam për të mësuar. Shumë prej nesh kanë lindur për të mos mësuar se ç'është dashuria dhe, paguhen që të mbeten të tillë. Nuk është asnjë gje e keqe të bësh gabime dhe të mos dish të gjesh përgjigjet, me kusht që me dëshirë ta pranosh padijen dhe të punosh për përmirësimin individual. Ai që beson se di gjithçka, nuk ka mundësi të zbulojë se nuk di asgjë.