Duke humbur dinjitetin tone,do te humbasim dhe te drejten per te na ardhur keq per veten tone. Është gjithnjë më e lehtë të bëjmë me faj të tjerët për ndëshkimet dhe zhgënjimet që jemi të detyruar t'i jetojmë. Rrallëherë jemi të vendosur t'i gjejmë te vetja jonë përgjegjësitë e mungesës së lumturisë. Por, duke analizuar me vëmendje dhe objektivitet sjelljen tonë, mund të zbulojmë nëpërmjet indiferencës sonë, injorancës dhe paditurise sonë, se ne jemi njollosur nga ajo që nuk na falet; kemi lënë në dorën e të tjerëve kontrollin e plotë mbi veten tonë. Pra, kemi hequr dorë nga elementi më jetësor i dashurisë. Përse, pra, duhet të çuditemi kur ndihemi bosh dhe se na ka vdekur shpirti? Të nënshtruar dhe të frikësuar, jemi bërë pa vlera, një hiç. Dhe ajo që është më e keqja, kemi lejuar që kjo të ndodhë. Lumturia jonë bazohet në një masë të madhe te ndjenja jonë e dinjitetit dhe krenarisë. Pa respekt për veten tonë, pa njëfarë kuptimi për vlerën tonë (një e drejtë e lindur kjo), do vijë një kohë që do të na mungojë edhe dëshira për të dhënë apo për të marrë çfarëdo giëje, duke filluar nga dhurata e çmuar, siç është dashuria.