Nje cike takt vlen me shume se nje mal me dituri...
Fëmijët duan që për shqetësimet e tyre të gjendet një zgjidhje e menjëhershme. Në qoftë se nuk e gjejnë, i drejtohen një serie të pasur marifetesh për t'ia dalë mbanë asaj që duan. Qajnë, bërtasin, përplasin këmbët. Pastaj, duke u rritur, megjthëse me vështirësi, në mënyrë të besueshme zbulojnë se bota nuk është krijuar vetëm për ne. Të tjerë kanë nevojë për respektin tonë dhe e meritojnë. Mësojmë ç'është takti dhe urtësia; dëgjojmë një zë të brendshëm të na thotë: "Hesht! Ky nuk është as vendi, as çasti, as motivi i duhur për t'i dhënë liri shfrimit të impulseve të tua". Mësojmë të presim që pasionet të ulen dhe se gjithmonë janë të vlefshme gjakftohtësia dhe arsyeja. Atëherë, kur ne arrijmë të vlerësojmë thellësisht ndjenjat e të tjerëve, themi se kemi arritur t'ia nënështrojmë dëshirat tona arsyes, të mposhtim kërkesat tona në jetën e përditshme, duke e ditur mirë se shprehja e mendimit në dëm të dashurisë sonë, sigurisht, nuk është një fitore. Kam një mik që e quan si detyrë të zemërohet nga ngacmimi më i vogël. Për të mbrojtur sjelljen e vet, citon teori të ndryshme mbi rëndësinë e tyre për sistemin psikologjik, në bazë të të cilave, nëse ankthin dhe zhgënjimin nuk i nxjerrim jashtë duke i shprehur, pa dyshim do të pësojmë dëmtime fizike e psikike të pariparueshme. Dhe tashmë, është i prirur për biseda të bezdisshme të pafund me njerëzit e familjes, miqtë apo me cdo njeri që e ndesh në rrugë. Ky miku im është i bindur se një sjellje e tillë i bën mirë shëndetit të tij, dhe nuk do t'ia dijë nëse është dobiprurëse apo jo për njerent qe e rrethojnë, pikërisht përsa i takon shëndetit mendor. Megjithe ketë, nuk arrin të kuptojë se përse njerezit nuk duan ta shohin dhe pse ndodhet kaq i vetmuar. Njefare shkalle e heshtjes seleksionuese, edhe kur jemi te bindur se keni te drejte, nuk ben gje tjeter veçse krijon kushtet per te fituar, te jep mundesi te zgjerosh rrethin e miqve, si dhe rrisim vetvetiu ndikimin tonë mbi bashkebiseduesin. Nje sjellje e tille rrit ndjenjat e respektit. te dashurise dhe nxit krjimin e vete thelbit ne te cilen ushqehen marredheniet e qendrueshme.