DASHURIA NUK KA MOSHË
Dhurata më e madhe që na është dhënë duke u plakur, është ajo që të mos humbasim vitet e tjera që kemi jetuar. Një ditë po shëtisja në park i shoqëruar nga një miku im. Duke u endur pa ndonjëfarë qëllimi, pamë shumë çifte të dashuruarish. Miku im nuk bëri ndonjë koment deri në çastin kur ndeshëm një burrë dhe një grua të moshuar, të cilët ishin ulur në një stol të përqafuar ëmbëlsisht. "Sa e pahijshme - tha ai, - janë të vjetër për këto lloj gjërash, a nuk të duket kështu?" Është e pazakontë, - sado e çuditshme duket për moshën e thyer, - por ne priremi nga koncepti i përgjithshëm se dashuria romantike na qenka pronë vetëm e rinisë. Nga kjo rrjedh bindja e patundur e jona, sipas së cilës, me kalimin e viteve pasionet qetësohen. Njëlloj si gjallëria dhe bukuria, duhet të jenë, po aq të fashitura dhe ndjenjat e dashurisë e joshja fizike. Kjo nuk qëndron! Dashuria është e pranishme deri në frymëmarrjen tonë të fundit. Madje, bëhemi më të mençur dhe kjo falë përvojës së jetës. Nuk mund të përjashtojmë faktin që ndjenjat tona koha i ka thelluar e pasuruar duke i bërë dhe më të këndshme. Të jetojmë të dashuruar, pavarësisht nga mosha, do të thotë vetëm se kemi mësuar të mbajmë gjaIlë dashurinë tonë. Njëlloj si vera, dashuria me kalimin e viteve bëhet me e çmuar, më e vlerësuar, më dehëse. Dashnorët e vjetër behen mjeshtër falë moshës dhe vetëm qeshin me të rinjtë, të cilët nuk kuptojnë se kanë ende një njohje jo të plotë mbi dashurinë dhe, pavarësisht nga kjo, shishen e verës duan ta rrëkëllejnë me një frymë.