Nuk ka njeri që nuk ka frikë. Po njëlloj si të gjitha emocionet, duhet të dimë ta kontrollojmë duke e kundërballafaquar me zërat e kundërt që na nxisin të shfrytëzojmë mundësitë e tjera, duke qenë më aventurierë dhe duke rrezikuar. Herën e parë që kemi bërë aventurë duke hipur në biçikletë, patjetër na ka shkuar mendja se do të rrëzohemi, përplasemi dhe jemi trembur nga dhimbjet fizike që mund të kishim. Por, në të njëjtën kohë u nxitëm ta provojmë, sepse e morëm në sy rrezikun që lidhej me këtë përvojë të re. Nga ana tjetër, kënaqësia për të mësuar biçikletën ishte më e fortë se frika e rrezikut, kështu pranuam të ushtrohemi duke fituar përvojen e nevojshme, derisa kënaqësia mbizotëroi mbi friken fizike. Shprehjet e dashurisë pa dëshirë, si buzëqeshja e detyruar ndaj dikujt, bashkëbisedimi, një kompliment apo shprehje e një dëshire të sinqertë në çaste të papershtatshme, janë të gjitha gjëra, të cilave u druhemi per të vetmin motiv se nuk mund t'i shprehim me të njejten frekuencë. Nese gjate ketij procesi na ndodh që te fyhet sadopak egoja e jonë, mesimi i marrë nuk dallon nga gjuri i rjepur qe e kemi vrar duke mesuar biçikletën dhe qe na eshte sheruar, madje e kemi harruar. Dashuria kerkon kapercimin e mendimit të turbulluar dhe të frikes së adoleshencës, qe fatkeqësisht, na largojnë nga njerëzit e tjerë.