ANALIZA E DASHURISE
Pyes veten, përse ne ditet e sotme eshte bere kaq e rendesishme të analizohet çdo gje. '' Te dua '' , na thote dikush dhe, menjehere ndiejme nevojen ta pyesim, të siguroherni se ç'deshiron te thote. Duam te dime se ç'na thote dhe pyesim veten se ç'mendim ka ne te vertete. Kalojme orë te tëra duke shqyrtuar me imtësi me mend, si dhe pse dikush na thotë këtë, apo bën atë gje. Duke hetuar si në mikroskop, perpiqemi të hamendesojmë, kur do të bënim më mirë të pranonim me thjeshtesi. Pa dyshim, sa më shumë dimë për dikë apo diçka, aq më shumë jemi në gjendje t'i kuptojmë,Por nuk mund të dimë gjithçka mbi çdo gjë dhe bindemi se edhe kjo është e vërtetë. Ka diçka të mistershme ne faktin, që edhe pas një jete të tërë ku kemi ndarë te mirën dhe të keqen, përsëri disa mendime dhe veprime mbeten të pashpjegueshme. Ajo që duhet të dimë mbi dashurinë nuk është një mister i madh. Të gjithë ne i njohim faktorët që krijojnë marrëdhënie dashurie. Analizat e tepërta shpesh përfundojnë duke e mjegulluar çështjen dhe çojnë në rritjen e aftësisë sonë për hetime më të thella. Madje, ne arrijmë t'i klasifikojmë gjërat, t'i ndajmë, t'i analizojmë, për të arritur në përfundimin se, për të dashuruar, është diçka e thjeshtë. Të komplikuar, dashurinë e bejme ne.