Sunday, August 28, 2016

Kulti I vetes

Po të heqim kultin e vetes në dashuri, do të mbeten një numër të dashurish, që nuk ngre peshë. Thuhet se të gjithë, njëlloj si Narcisi, kërkojmë të dashurohemi me ata që pasqyrohen tek ne. Dëshirojmë që vazhdimisht të na lajkatojnë, duam ata që përkrahin bindjet tona, që janë krenarë për veprimtarinë tonë dhe e kanë mirëqenien tonë si qëllimin më të lartë të tyre. E pranojmë çdo aspekt të veçantë të dashurisë vetëm nëse është e lidhur me personin tonë. Përkundemi me këtë koncept dhe shpejtojmë të mohojmë gjithçka me të tilla sjellje dhe konceptime. Nëse dikush guxon të mendojë ndryshe nga ne, apo të shprehë një vizion të
kundërt për botën, themi me bindje të plotë se ai (ajo) nuk na dashuron. Nëse dikush na kritikon, menjëherë e quajmë sjelljen e tij si armiqësore. Përtej "unë" (meje), shikimi ynë nuk zgjat më tej. Pretendojmë që të tjerët ta shohin botën me sytë tanë. Kur sillemi në këtë mënyrë, ne nuk e duam atë që na do; por dashurojmë atë që na do ashtu siç duam ne.