Bashkëjetesa në dashuri nuk do të thotë të mbash llogari për këtë apo për atë gjë, kush bën më shumë apo më pak. Ka çaste në të cilat duhet më shumë të japim sesa të marrim, por ka dhe raste të tjera, kur kemi nevojë të marrim më shumë, duke mos qenë në gjendje të dhurojmë sa duhet. Është e drejtë të llogaritim pikët në garat sportive, por jo në marrëdhëniet e ndryshme të dashurisë, apo kur ndihmojmë dikë në rrezik. Është e vërtetë se dashuria digjet për t'iu dhuruar dikujt tjetër, pa u kujdesur të dijë se kush do të marrë më shumë. Bindja që dashuria sjell si pasojë një lloj quid pro quo, është tregues, në hipotezën më të mirë, i një papjekurie që duhet të kapërcehet. Dhe në rastin më të keq, është një deformim i dashurisë që e shndërron çiftin në dy luftëtarë mjeranë, të cilët luftojnë në mënyrë të ndërsjelltë për të fituar kontroll dhe pushtet mbi tjetrin. Nga të gjitha lodrat ndërmjet dy të dashuruarve, kjo mund të jetë një nga lojërat më delikate. Kur lojtarët janë mjaft të pjekur dhe të ndërgjegjshëm, duke mos mbajtar llogari, kundërshtarët marrin fund. Dashuria ka arritur një tjetër fitore të saj.