Kur u ndame atje ne shesh
buza sec te shkoi vesh me vesh,
nuk kuptova gje e te pashe me habi
qeshje a qaje nuk munda qe ta di.
Kur te thashe fjalet sere-sere
lemsh u be nje bisede e tere,
nga te filloja dhe nuk kishte mbarim
kush mund ta kuptonte hallin tim?
Njehere shikoje drejtperdrejt ne sy
nje moment sikur ikje larg nga aty,
mbi fytyre seç te ra nje hije e lehte
kuptohej qe ruante dicka te fshehte.
Ne ate shesh nuk ishim vetem ne
shume te tjere na kishin vene re,
brenda nesh diçka sikur uleriste
zemer e shpirt nisi te guduliste...