Disa njerëz besojnë se kur bukuria venitet, e njëjta gjë ndodh edhe me dashurinë. Individë të tillë kanë koncept të gabuar në atë se çfarë është vërtet dashuria dhe, madje, nuk kanë shumë respekt për vetveten. Në të vërtetë, ajo që qëndron është e kundërta: - bukuria pakësohet vetëm kur dashuria venitet dhe ikën. Dashuria na lejon të bashkëjetojmë më mirë me dobësitë dhe të metat tona të ndërsjella dhe na shtyn, në më të shumtën e rasteve, t'i pranojmë ato (të metat). Dashuria nuk na trondit shumë kur jemi në banjo, me brekët varur poshtë kofshëve dhe duke i bërë me zhurmë gargarë grykës. Nuk shqetësohemi kur mbi fytyrën tonë shfaqet një seri rudhash, se lëkura jonë është më e flashkët se dikur, se barku ynë është rritur disi. Kur dashurojmë, shikimi ynë nuk turbullohet nga këto realitete. Përqendrohemi në bukurinë e brendshme, të paprekshme nga koha apo nga mosha. Por dashuria nuk është e verbër nga ky këndvështrim, për të vetmen arsye sepse sheh thelbësoren.