Saturday, August 27, 2016

Letersi e kopjuar

Ekziston një letërsi e kopjuar, që i kushtohet problemit se si ta mbajmë gjallë dashurinë, gjë që mund përmblidhet në dy fialë: angazhim pa ndërprerje. Kur ne shmangemi, injorohemi, ofendohemi, përjashtohemi, duhet të sillemi ashtu siç na thotë zemra, e cila vazhdon të rrahë edhe në një trup të plagosur. Duhet të ngulmojmë, pra. Në qoftë se ne nuk jemi të gatshëm për të qenë elastikë në dashuri, duhet të përgatitemi për një marrëdhënie mjaft të shkurtër. Pothuajse të gjithë jemi fajtorë, sepse jemi dorëzuar përpara dëshpërimit, duke gjetur si shkak një provë, në dukje të jashtme, të mungesës së dashurisë, apo të një problemi në marrëdhënien e çiftit, problem, që shfaqet si i pazgjidhshëm. Çdo përpjekje për të korrigjuar drejtimin, duket se na shtyn drejt një mossuksesi tjetër tronditës, derisa të humbasim motivimin, apo edhe arsyen, për të ndërmarrë një përpjekje tjetër. Por, të jetosh pa dashuri është e pamundur, ndaj duhet të ringrihemi dhe të provojmë përsëri. Është e nevojshme kjo përpjekje, nëse mbajmë parasysh që shumë pak pengesa i rezistojnë durimit, ngulmimit, përcaktimit dhe, mbi të gjitha, rritjes së dashurisë .