FALIMENTIM NË DASHURI
Fatimentimi i vetëm qëndron te heqja dorë nga përjekja.
ELBERT HUBBARD
Në dashuri, në qoftë se është dashuri, falimentimi është i pamundur. Të mos kesh sukses dhe të falimentosh janë gjëra krejtësisht të ndryshme. Në të kundërt, është më e mundshme që zhgënjimi ynë të na japë mundësi të rritemi dhe të mësojmë. Nëse ne do ta vëmë në provë, pa tentuar kurrsesi ta shkatërrojmë dashurinë, atëherë në këtë fushë nuk do të "falimentojmë" kurrë. Për më tepër, dhe kjo është pika më kyçe, do të vazhdojmë t'u shmangemi të gjitha mrekullive. Siç thotë Lloyd Jones, ai që përpiqet të bëjë diçka dhe nuk ia arrin qëllimit është pafundësisht më i pasur se ai që mendon të mos bëjë asgjë dhe ia arrin. Gjithçka tregon se nëpërmjet dështimeve, më shumë se nga sukseset, ne përfitojmë më shumë mënçuri. Të gjithë jemi të prirur të pranojmë se falimentimi dhe suksesi janë e kundërta e njëra tjetrës, por nuk është kështu. Shpesh thjeshtësisht ndërrojnë vendet. Derisa do të luftojmë për të fituar dashurinë, mund të përballemi me mossuksesin. Por vuajtja na shtyn me vrull drejt aksionit. Çdo herë që përpiqemi të zbulojmë shkaqet e mossuksesit tonë, bëhemi më të mençur dhe më të pjekur. Zbulojmë mundësitë e padyshimta të veprimeve tona të mëparshme dhe aftësohemi me pasuri të reja për takimet tona në të ardhmen. Dhe ky, sigurisht, nuk është një dështim, përkundrazi, është mjeti që sjell ndryshime të mëdha. Është rruga që na çon në pjekuri dhe në kuptimin e gjërave. Është rruga e dashurisë.