Askush, as poetet, nuk kane mundur te llogaritin ate qe zemra ështe në gjendje te mbaje. Ka artistë të çdo lloji. Por ekziston një grup që nuk e meriton më pak te lartësohet maksimalisht. Ata janë artistet e jetes që përdorin mjetet e tyre për të shprehur atë që nuk është e mundur te shprehet. Pa penel, ata pikturojnë me ngjyra te gjalla ekzistencën. Pa dalte ata gdhendin jetën e magjishme. Pa vegla muzikore, ata krijojnë muzikë për të gjithë. Pa koreografi, ndërthurin vallen e jetes. Kur Iindim, na mësojnë mjetet dhe mënyrat e veprimit për të krijuar një jetë të bukur. Por te njëjtat inrtrumente mund cë përdoren për të përjetësuar te keqen dhe shkatrimin. Duhet vetem te shpresojmë, se ndoshta në një fazë te jetes sone do të dimë te vendosim se si ta pasqyrojmë bukurinë. Veprat e vërteta të artit zverdhen nga koha, shkërmoqen në mur, kur nuk vlerësohen dhe mirëmbahen. Por një jetë me dashuri, jo: një jetë me dashuri është e përjetshme.