Monday, August 29, 2016

Dashuria e vërtetë

Të gjthë ne ushqejmë iluzionin e dashurisë së përsosur. Dhe disa nga ne besojne te paktën,se ajo i përgjigjet asaj që meritojmë .Me kot kerkojme marrëdhënie pa konflikte, të cilat te rrezatojne ngrohtësi, mirëkuptim, pranim të ndërsjelltë dhe butësi. Harxhojmë shumë kohë duke menduar për atë që na prish ëndrrat tona, apo që ne besojmë se na përket, duke u ankuar e duke u qarë për atë që na mungon. Kam një mik të cilit i ishte ngulitur në kokë të gjente një të dashur të përsosur, i gatshëm të braktiste gruan dhe djalin dhe t'i përkushtohej tërësisht gjahut të tij. Sipas tij, kishte të drejtën e vet të ishte i lumtur. Mirëpo, qëkur e ka marrë këtë vendim, megjithëse u është sjellë vërdallë jo më pak se tetëmbëdhjetë grave, nuk ka gjetur ende gruan e ëndrrave të tij. Dhe, po ta pyesni se çfarë kërkon kaq dëshpërimisht në marrëdhëniet me një grua, ai do t'iu përgjigjet se digjet për dashurinë e vërtetë. Është e kotë të theksojmë këtu, se ai nuk ka as idenë më të vogël se ç'do të thotë "dashuri e vërtetë". Sipas meje, nuk do të shpërblehet kurrë, veçse nëse martohet me vetveten.Ndoshta do të ndiehemi shumë më pak të zhgënjyer po ta pranonim faktin se mbi tokë dashuria e vërtetë nuk ekziston. Ekziston vetëm dashuri njerëzore. Vetëm kështu do të kemi mundësi të përdorim energjitë tona për të vlerësuar dhe falënderuar dashurinë që na është dhënë.