Thursday, August 25, 2016

Do bëhemi Kujtesë?

Do bëhemi Kujtesë?
Mjafton një Çast që yjet të bien,
Loti të digjet, puthjet të thahen,
Mjafton një Çast që trupi të mbetet
Si mumie e ngrirë,
Pa të përbrendshmet?
Mjafton një Çast, që Ëndrra jonë
Kujtesë të bëhet, vërtet mjafton?
Nga Marsi sot u shkul një Çast,
Meteorit u bë dhe ra
Mbi ne të dy.
Një ujk i vjetër lëpiu plagët
Dhe iku zvarrë, me lot në sy...