Wednesday, August 31, 2016

Zbulimi ne dashuri

Dashuria na shtyn të futemi thellë në zemrën dhe mendjen tonë, pikërisht në ato probleme, që nuk i kemi eksploruar kurrë dhe që nuk do të bisedoheshin kurrë pa ndihmën e dashurisë. Shkurt, dashuria na zbulon veten tonë. Në dashuri ne gjejmë sigurinë, që na jep guxim të rrezikojmë, të riprovojmë, të kërkojmë mundësi të reja sjelljeje, që mbështetin rrugët e vjetra, që ne kemi ndjekur. Dhe, pak nga pak, sa më shumë zbulojmë ne dashurinë dhe dashuria ne, aq më shumë jemi në gjendje të gërmojmë brenda vetes. Ai që na dashuron, na çon drejt një vizioni të ri, në provën se bota e percaktuar nga ne, në bazë të skemave personale dhe të ambientit, mund të ketë qenë e kufizuar. Madje, na shtyn të hapemi ndaj këndvështrimeve të reja, që mund të arrihen vetëm nëpërmjet këndvështrimit të personave të tjerë. Dashuria na jep tokën më pjellore për rritjen tonë të brendshme. Dhe ne e ushqejmë duke e pasuruar me vullnetin për të hequr dorë nga egoizmi ynë i vjetër dhe nga paragjykimet tona sterile. Si shpërblim na jepet një vizion më i gjerë për veten tonë, një botë me mundësi të panumërta për zbulimin e individualitetit tonë. Dashuria nuk është e verbër. Ajo ka një shikirn të përsosur, që na lejon të shohim siç nuk kemi parë ndonjëherë.