Enderr e gënjeshtërt
Në hallin tënd ti fshihesh nga unë?
Atëherë kam dashur një ëndërr që u tret.
Në ty asgjë s'ka qenë e vërtetë!
Në Asgjënë tënde,
Në Askundin tënd
shijo pabesinë dhe rri e qetë!
Në ëndrrën time unë ndjehem mirë,
jam mirë, sinqerisht, në dhimbjen time,
se, gjersa ti bën si të tjerat,
gjersa të gjitha jeni njëlloj,
Me një tjetër si ti, një tjetër çfarëdo...
Të njëjtën ndërr mund të vazhdoj!