Ai që fillon një marrëdhënie me frikën se do të dështojë apo se do të vuajë, ka mjaft mundësi të zbulojë se është pesimist. Nuk ka mjet paralajmërues të dështimit më të saktë, sesa ta ngulitësh në tru dështimin si një hipotezë të mundshme. Nga ana tjetër, kemi të gjitha arsyet të besojmë se dashuria jonë do të lulëzojë, se bashkimi ynë me një person tjetër do të na çojë në mundësi edhe më të mëdha të shpërblehemi me dashuri dhe lumturi. Po jeta jonë a nuk duhet të ketë një të ardhme të ndriçuar me mirësi, plot dëshirë për të krijuar e prodhuar? Duhet të jetojmë me shpresën se çdo vendim i yni, çdo veprim i yni të na drejtojë në rrugën e drejtë; për më tepër në drejtimin e nevojshëm për të patur sukses në dashuri. Madje, dhe gabimet tona mund t' shndërrojmë në optimizëm, duke na dhënë shanse te reja pervoje dhe një rritje të përgjegjshmërisë. Dashuria nuk synon përsosmërinë dhe askushnga ne nuk duhet të synojë këtë qëllim. Dashuria lufton ne bazë të një vizioni pozitiv për veten, për botën dhe për jetën. Nëse ne i mbajmë sytë të fiksuar drejt imazheve konstruktive që pasurojnë marrëdhëniet, do të hasim më pak pengesa nga e kaluara dhe më shumë nxitje tek e tashmja. Përvoja tregon se, nëse duam vërtet që ëndrrat tona të realizohen, duhet të përpiqemi që t'i realizojmë ato. Ai që dashuron, mëson të mos kënaqet me shpresën që ajo që dëshirojmë do të bëhet realitet, por lufton që shpresa të kthehet në realitet.