Friday, August 26, 2016

Mundesite

Shumë e shohin mundesinë e të shprehurit të dashurisë si një libër që do të lexonim, si telefonatën që kemi për të bërë, si letrën që, herët a vonë, dëshirojmë ta shkruajmë. Dëshira jonë është e sinqertë, qellimet tona janë të mrekullueshme, por gjithnjë janë të vlershme arsyet për të mos i kthyer në veprim. Ndoshta, nuk është çasti i duhur, nuk kemi humorin e përshtatshëm, kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë, llogjika nuk parashikon gëzim e mbarësi, çdo justifikim është i mirë! Kështu ditët tona, në vend të dashurisë për të cilën kemi aq shumë nevojë, shtyhen dhe rastet humbasin. Ka gjëra që kurrë nuk duhen lënë për nesër. Një fëmijë që vrapon drejt nesh për ta përqafuar apo për ta lavdëruar me shumë dashamirësi, ka nevojë në çast për një përkëdhelje të tillë, jo kur na vjen për mbarë neve. Një mik, që ka nevojë të vendosë kokën mbi supin tuaj për të qarë, nuk mund të presë një kohë tjetër. Një i dashuruar, që kërkon pa tjetër të sigurohet, me logjikë, nuk mund të kthehet mbrapsht për shumë arsye. Dashuria është një detyrë që kërkon praninë tonë sa herë që ka nevojë për ne. Prirja që kemi, se mund të jetë një çast më i përshtatshëm për të dashuruar, ka çuar shumë njerëz në një jetë të mjeruar dhe me ankime. Nuk mund ta gjejmë fatin në ato çaste kur dashuria jonë ishte e nevojshme dhe ne e lamë të pashpërblyer.