Duhet t'i jetoni të gjitha ditët e jetës tuaj.
Dashuria nuk ka aspak të bëjë me moshën. Burrat dhe gratë nuk plaken thjesht nga kalimi i viteve. Pleqëria është një proces i lidhur me veprimtari mendore. Ne plakemi nga çasti kur humbasim humorin, shpresat tona, dinjitetin tonë, besimin tonë te mrekullitë. Pleqëria na përfshin kur heqim dorë nga pjesëmarrja kurajoze në lojën e jetës, kur e reja nuk na elektrizon më, kur ëndrrat nuk na nxisin drejt sfidave të reja. Deri në ditën që do të adhurojmë mrekullitë e botës, do dëgjojmë të jehojë zëri i hareshëm i dashurisë dhe do vijojmë të besojmë te vetja jonë ; mosha do të jetë një faktor i dorës së dytë. Dashuria është shumë e dëshiruar sepse eshte burim i rinisë. Derisa ne të dashurojmë, nuk do të pushojmë së qëni të rinj. Prandaj vdekja nuk është gjë tjetër veçse akti i fundit i procesit të jetës. Ta ngulitim mirë në mend : ne jemi mysafirë të përkohshëm mbi tokë. Më pak se pesëdhjetë vjet nuk është një periudhë shumë e gjatë, por mjafton të dimë se çdo gjë sillet rreth dashurisë.