Nëse një "po", sado që të vlerësojë të vërtetën, rezulton raskapitëse nga përdorimi dhe ne mund ta kthejmë duke e gjykuar, në tërësi, bajate. Ashtu siç thuhet në këshillën e mirë: "Vepro me të tjerët, siç dëshiron që ata të veprojnë me ty". Në qoftë se jemi ngopur me këtë këshillë, mund ta quajmë thjesht vlerësim, o altruizëm, o përsëritja është nëna e dijes dhe babai i mërzitjes. Megjithatë, sido që të shprehet mendimi, ai përmban thelbin e çdo sjelljeje pozitive të pranueshme. Kur sillemi me të tjerët ashtu siç duam që ata të sillen me ne, krijojmë, pak a shumë, bazën për të bashkëjetuar në paqe. Duke u nisur nga një pikë e mund të gjejmë, edhe në vazhdimësi, një rrugë mirëkuptimi e bashkëpunimi, duke përpunuar kompromisin dhe përshtatjen. Edukojmë te vetja jonë dëshirën për të hequr dorë nga disa kërkesa tonat meskine në të mirë të mundësive më të mëdha e më të gjera, duke lënë mënjanë përjetimet e çastit dhe duke ndjekur qëllime që i qëndrojnë kohës. Ne pyesim përse bota është pushtuar nga mosmarrëveshjet, frika, gënjeshtrat, por i shmangemi analizës së sjelljes sonë personale, për të gjetur, të paktën pjesërisht, përgjigjen e duhur. Nëse kërkesa kryesore në jetën tonë ka qënë: "Ç'gjë mund të më japë mua?", duhet të fillojmë të bëjmë një tjetër më thelbësore: "Çfarë jam në gjendje të bëj për të tjerët?" Vetëm nëse do të kemi parasysh se çdo njeri që kemi njohur zhvillon betejën e tij për dashuri dhe mbijetesë dhe se për t'i patur këto, meriton çdo lloj trajtimi të mirë, ne do të kemi bërë detyrën tonë modeste, për t'i zvogëluar vuajtjet e kësaj bote.