Thursday, August 25, 2016

Si ne enderr

Si në ëndërr

Te një tjetër, përherë,
Si në ëndërr, të kërkoj
Ty.
Në vazhdimin e ëndrrës,
Më pas, një tjetër, gjithmonë,
Kërkoj përsëri.
Ky është mallkimi im i përjetshëm,
Gëzim mashtrues i të ziut njeri.