Pothuajse të gjithë jemi të bindur se dashurojmë. Megjithatë, janë të paktë ata që dalin nga "Uni" i tyre për të kuptuar se ç'është në të vërtetë dashuria. "Dashuri" do të thotë të zhvendosim nga ne tek të tjerët thelbin e interesave tona dhe të përkushtohemi t'i ndihmojmë të realizojnë atë që u ka dhuruar atyre Zoti, si një qëllim me rëndësi përparësore. Në suksesin e tyre gjejmë motivin e krenarisë; në pjekurinë e tyre gjejmë kënaqësinë; nga rritja e dijeve të tyre bëhemi edhe më të mençur duke e vënë veten në kushte të barabarta. Herë pas here, duke hequr dorë nga egoizmi ynë, ne u afrohemi më shumë të tjerëve dhe kuptimit të vërtetë të dashurisë.