Saturday, August 27, 2016

Megjithëse në jetë

Megjithëse në jetë nuk ka shpërblim më të mirë sesa të dashurosh dhe të jesh i dashuruar, rrallëherë ndodh ta gjejmë në shkallë të lartë në listën e aspiratave njerëzore. Në përgjithësi, fama, paraja, pronat janë bërë objektet më shumë të dëshiruara, sepse gabimisht mendojmë se nëse kemi sukses në këto fusha, dashuria patjetër do na trokasë vetë në derë. Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës. Eh, shpesh ndodh që dëshirat tona të mos përputhen me atë që është më e mira për ne! Pa dyshim që kënaqesitë materiale dhe përkëdheljet e çastit janë fitore, por duhet të jemi aq të mençur sa të ndjekim rrugët që sigurojnë lumturinë dhe plotësojnë dëshirat. Kur ndjehemi të shpërblyer nga dashuria, ne fillojmë të pushtohemi nga një ndjenjë paqeje e sinqertë, nga një ndjenjë sigurie e kënaqësie. Një ndjesi që nuk pëson dallgëzime sipas tendencave të çastit. Një marrëdhënie e qëndrueshme dashurie i dedikohet pasurisë së intimitetit që mbijeton në kënaqësitë më ekzaltuese të jashtme.