Përsosmëria njerëzore është një iluzion. Askush nuk është i përsosur deri në pafundësi Në përgjithësi, në art është pikërisht përsosmëria që e bën më magjepsëse një kryevepër. Të luftojmë për të bërë më të mirën që mundemi. Ky është qëllimi i vërtetë i jetës. Problemi qëndron në përshtypjen e gabuar se nuk mund të na duan pa arritur nivelin më të lartë të realizimit individual. Ky kuptim i jep rrugë sjelljeve të detyruara, rrjedhojë e të cilave është rënia e energjive tona, pa i drejtuar ndaj një qëllimi të përcaktuar. Ky mendim është kaq i ashpër dhe i përhapur, saqë disa për një gabim të papërfillshëm rrezikojnë të vetëvriten. Të tjerë e shndërrojnë kopshtarinë në një dëshirë të sëmurë, sepse kanë si qëllim në vetvete ta kenë kopshtin më të mrekullueshëm nga të gjithë komshinjtë. Ata sillen sikur gabimet apo mangësitë gjenden kudo, sikur njolla të pariparueshme komprometojnë imazhin e tyre si kultivues të zellshëm dhe të dashuruar. Të paktë janë ata që vdesin nga papërsosmëria. Përkundrazi, pothuajse të gjithë kanë të drejtën të provojnë të përmirësojnë sjelljet dhe vendimet. Nuk është e thënë të kemi gjithnjë të drejtë. Shmangia e kërkesës nervore të përsosmërisë, na bën të ndihemi të çliruar nga mendimi për të qenë idealë, na lejon të nxjerrim mësime nga gabimet tona.