DENIGRIMI
Asgjë nuk është më dërmues e poshtërues se denigrimi i hapur dhe pa takt. Tashmë jemi kaq të pushtuar nga ky ves, saqë shpesh nuk e kuptojmë se sa gjatë ky fenomen mund të rezultojë shkatërrues. Dashuria magjeps, nuk poshtëron. Dashuria krijon respekt për veten, nuk e përçmon. Na çudit fakti kur shohim sa persona e mbështesin me pallë zhveshur dashurinë për njerëzit e afërt dhe, nga ana tjetër, vazhdojnë t'i nënvleftësojnë të tjerët. Nuk e kam harruar kurrë një grua, burri i së cilës nuk linte rast pa shfrytëzuar për ta bërë objekt të talljeve të tij, e cila më në fund e pyeti : «Në qoftë se jam kaq e pavlerë dhe plot të meta, a mund të më thuash përse u martove me mua ?» Pyetje mjaft e drejtë. Denigrimi edhe kur synon të ndreqë sjelljen e dikujt, zakonisht arrin vetëm ta keqësojë atë. Dhe të mendosh se ekzistojnë mënyra të panumërta, shumë më efikase, për të ndikuar pozitivisht mbi mënyrën e sjelljes të personave të tjerë. Përse atëherë duhet të përdorim një metodë, e cila ka fuqinë të plagosë dhe, madje, të shkatërrojë ?