Nëse jemi të vendosur të dashurojmë, duhet të përgatitemi si për gëzimin ashtu dhe për hidhërimin që mund të na sjellë dashuria, mbasi si njëra edhe tjetra janë pjesë të realitetit dashuror. Dashuria mbi tokë nuk mund të jetë e përsosur, përderisa nuk mund të shmanget dhimbja. Aq më tepër, ai që dashuron, di të gjejë rrugën më të drejtë për të jetuar nga plagët që shkakton dashuria. Shpesh kemi vënë re se nuk ka dashnorë të denjë për këtë emër, që të mos kenë gërvishtje të vogla. Pothuajse të gjithë mbijetojnë nga shuplakat që u jep jeta. Ndërsa disa të tjerë vazhdojnë t'i quajnë ato plagë fisnike të marra në betejë dhe, në të njëjtën kohë vijojnë luftën e tyre për dashuri. Në kujtesën e tyre ruajnë listën e shenjtë të fyerjeve, si të ishin një paralajmerim për të mos u përsëritur më. Dashuria mund të na shkaktojë zhgëniime apo shkatërrim, por, ai që është i mençur, di të nxjerrë mësime. Në të tilla raste suksesi në dashuri është edhe më i ëmbël. Energjia jonë ndjesore dhe rruga drejt mençurisë zhvillohen gjatë gjithë jetës. Dhe nuk janë të rralla rastet kur shpërthejnë nga fatkeqësitë. Ky është një çmim i vogël, që duke qenë i vetëdijshëm, duhet paguar.