Saturday, August 27, 2016

Dashuria e vertete

Nuk jemi të gjithë të barabartë nga forma, pasuria, fuqia apo inteligjenca. Nga ana tjetër, të gjithë kemi mundësi të rritim veten tonë nëpërmjet dashurisë. Kam dëgjuar nga dikush se dashuria është më e lehtë për njerëzit e pasur, me pushtet apo të famshëm, sepse kanë më shumë kohë për t'iu përkushtuar karrierës së tyre. Ndërsa burri ose gruaja, të cilët jetojnë në kushte mesatare, i përkushtohen më shumë punës për të mbijetuar sesa mendimeve romantike, jothelbësore, siç është, në rastin tonë, dashuria. Në të vërtetë, të gjithë e dinë mirë se fama, paraja, pushteti dhe zgjuarsia ndikojnë pak ose aspak në suksesin në dashuri.
Me para mund të paguash për të bërë seks, qofshin këto çaste jetëshkurtëra të respektit ndaj partnerit, por me siguri jo dashuri.Pushteti mund të motivojë, frikësojë, nënshtrojë njerëzit, por nuk mund të sigurojë dashuri. Njerëzit e famshëm kanë problemet e tyre, gjerësisht publike me dashurinë, frikë nga fakti që njohja e tyre në publik mund të krijojë një fakt tërheqës për kritikën.Edhe disa prej nesh, që shquhen për inteligjencë, nuk janë të aftë të kuptojnë kur është në lojë dashuria. Nga të gjitha sjelljet njerëzore, dashuria është, sigurisht, më demokratikja. Shkalla e suksesit tonë përcaktohet qartësisht nga vullneti e dëshira më e madhe apo më e vogël që i përkushtojmë procesit të mësimit të dashurisë. Dashuria varet nga ajo, sa vuajmë në sukseset tona, nga forca me të cilën jemi të gatshëm të shfaqim ekzistencën tonë, nga elasticiteti në sjelljet tona, nga gatishmëria për të përballuar ndryshimet.