DURIMI NE DASHURI
Durimi nuk ka gjetur ende zbatim praktik në gjirin e kulturës sonë. Madje, shpesh durimi na nxit të bëhemi të padurueshëm. Dëshirojmë të veprojmë shpejt, të përgjigjemi menjëherë, dëshirojmë të ndryshojmë jetën, të bëhemi të njohur. Tani, në çast, pa pritur kohën e volitshme. Duke logjikuar se veprimi duhet arsyetuar, se përgjigjet duhet të jenë të lidhura dhe ndryshimet të jenë të qëndrueshme, kërkohet që njëfarë kohe të presim. Analiza e thellë, reagimi i matur dhe vendimi i urtë janë gjëra që kërkojnë kohë. Kjo është po aq e vërtetë edhe për dashurinë. Dëshirojmë shokun apo shoqen e përsosur për një marrëdhënie ideale. Dhe duam ta gjejmë tani, menjëherë. Por kjo gjë, kaq e dëshiruar, nuk realizohet në çast, prandaj ne i kthejmë shpinën, pa i kushtuar kohën, qetësinë dhe këmbënguljen e duhur faktorit kryesor të procesit. Durimi kërkon vullnet për të pranuar vuajtjet, për të kaluar zvarritjet, për të mos u ndalur përpara vështirësive. Shpërblimi që na jepet qëndron në përforcimin e përkushtimit dhe durimin e' ndërsjelltë. Durimi është komponenti bazë i çdo dashurie në vazhdimësi dhe që i qëndron kohës.