Thursday, August 25, 2016

Betimi i radhës

Betimi i radhës

...Dhe dashuria përlot betimin e radhës
Se në jetën e saj e përjetshme do të jetë.
Dhe flutura harlis vallëzimin magjik,
Lule më lule ofron pavdekësinë.
Dhe lulet premtojnë, në prill e në maj,
Për veten e tyre, pafundësinë.
Koha kollitet dhe shkon çalë-çalë,
Duke u tallur, Me përjetësinë...