Thursday, August 25, 2016

Udhëkryqi i harresës

Udhëkryqi i harresës

Në udhëkryqin e harresës po kërkoj vetveten
Të cilën dikur ma pat marrë e dashura ime.
Por këtu era ka rrëzuar një plep të vjetër.
Mbi të kanë hipur druvarët,
Disa me sëpata, me sharra të tjerët.
I shtangur shoh, si copëzohet,
Plepin e thyer në udhëkryqin e shkretë,
Ku askush dhe kurrë s'mund të ankohet,
Në ka jetuar, me shije, vërtet!