Detyra me e veshtire e dashurise eshte te mbroje dinjitetin tone pa fyer ate te tjetrit. E mira më e çmuar që kemi është dinjiteti ynë personal. Kur humbet dinjiteti, nuk na mbetet më asgjë. Nga çasti që secili prej nesh ka vlerën e tij dhe të gjithë jemi të ndryshëm nga të tjerët, është absurde të kërkojmë të marrim vlerën e çdo njeriu të veçantë, duke e vënë në balancë vlerën e tij me atë të të tjerëve. Kush i përcakton vlerat e të tjerëve në bazë të punës, të parave që ka në bankë, apo të jetës që ka zgjedhur të bëjë, vë në diskutim vetëm inteligjencën dhe ndjenjat e veta. Nëse në sytë e Zotit ne jemi të gjithë të njëllojtë, kush na paska të drejtë ta quajë veten një gjykatës më të lartë se Zoti ? Ne e lëmë veten të magjepsemi nga një ndërthurje bajate vetëm kur i lejojmë të tjerët të gjykojnë se cila është vlera jonë individuale. Por, derisa të kemi besim te vetja, derisa të dimë të mbajmë gjallë ndjenjën e humorit dhe të krenarisë sonë, do të jemi të mbrojtur nga mashtrime të tilla. Nganjëherë na pëlqen t'i minimizojmë të tjerët për t'i dhënë më shumë peshë vetes, por, në fakt, tregojmë dobësinë tonë. Dhe për këtë meritojmë më shumë mëshirë sesa përbuzje. Në të vërtetë, kemi nxjerrë në pah nevojën tonë të dëshpëruar për dashuri.