Saturday, August 27, 2016

Interesi im

Interesi im per jeten qendron tek e ardhmja, sepse ajo përbën jetën time që më ka mbetur. Nëna ime, tek ndodhej në shtratin e vdekjes, më qortoi sepse po qaja. -"A e di se pas çfarë gjëje duhet të lidhesh?"- më pyeti. Në ato çaste unë isha shumë i shqetësuar, i pushtuar tej mase nga trishtimi dhe nuk mund ta kuptoja mençurinë e saj me të cilën ajo donte të hynte në trurin tim. Vetëm më vonë arrita të kuptoj atë që donte të më thoshte. Më bënte thirrje të vazhdoja të jetoja. Jeta e saj kishte arritur fundin, ndërsa pjesa më e madhe e jetës sime ishte ende përpara. Kaluan kohë dhe kjo bëri që shumë gjëra të ndryshojnë. U largova nga shtëpia në të cilën kisha jetuar dyzet vjet me kujtime të gëzueshme, të dhimshme, të bukura dhe plot ëndrra, të njerëzve dhe të aventurave që më ndërmendnin të gjitha dollapet dhe raftet e shtëpisë. Mendoja se nuk do të kisha qenë asnjëherë në gjendje ta braktisja atë shtëpi. Por pastaj, duke kujtuar pyetjen e mamasë, me thjeshtësi e mbylla atë derë dhe u largova nga shtëpia. Gjithçka ishte e qartë. Isha i bindur se ëndrrat dhe kujtimet e mia më të çmuara nuk ishin varur në dollape, apo palosur në fund të rafteve. Ato ishin brenda meje dhe, së bashku me mua, do të vinin kudo që unë të shkoja. Është njerëzore të lidhemi fort me atë që kemi,Por në këtë mënyrë ne shkatërrojmë rrjedhën e natyrshme të jetës. Jeta rrjedh natyrshëm dhe na shtyn drejt dashurisë. Ajo ka fillim, por ka dhe fund.Dashuria është vazhdimësi dhe zgjerohet duke gjetur rreze të gjerë veprimi nëpërmjet përvojave të reja, megjithëse jetojmë përgjithmonë me ngrohtësinë e kujtimeve të këndshme.